Hidromorava

Lobimi i presidentit, pa rezultate

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po paralajmëron njohje të reja për Kosovën, ndonëse kishte dështuar të sillte sa ishte ministër i Punëve të Jashtme. Për analistët dhe opozitën lobimi i Thaçit nuk do të sjellë rezultate, pasi këtë ai e bën vetëm për imazhin e tij.

Hashim Thaçi për një vit e gjysmë sa mbajti postin e ministrit të Punëve të Jashtme dështoi të sjellë njohje për vendin e madje u tregua i ngathët edhe në anëtarësimin e Kosovës në shumë organizata ndërkombëtare. Tani Thaçi në postin e presidentit po lobon për të sjellë njohje të reja, gjë të cilën nuk e kishte bërë sa ishte kryediplomat.

Eco Higjiena

Këtë lobim analistët dhe deputetët opozitarë po e shohin më shumë si “ekskursion subjektiv” sesa përpjekje për të sjellë njohje.
Në kohën sa Hashim Thaçi ishte ministër i Punëve të Jashtme në kabinetin e Isa Mustafës erdhi vetëm një njohje nga një shtet i pranuar në OKB, Antigua dhe Barbuda, më 20 maj 2015 dhe një shtet tjetër joanëtar i OKB-së, Niue.

Madje ky ishte viti kur Kosova pati më së paku njohje nga viti 2008, kur edhe shpalli pavarësinë. Përveç kësaj, në kohën sa Thaçi ishte kryediplomat Kosova dështoi të anëtarësohej edhe në UNESCO, për të cilën ish-ministri Thaçi, tash president, ishte i bindur për një rezultat pozitiv./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.