Mobi Casa

Lobim në BE për heqjen e vizave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Përveç prokurimit, në pikat tjera Kosova ka shënuar progres për liberalizimin e vizave. “Sihariqin” pritet ta sjellë në Prishtinë komisionari i BE-së për migrim, Dimitris Avramapolous. Ky i fundit pati paralajmëruar vizitë në Kosovë gjatë muajit shkurt, por pasi që institucionet vendore ishin vonuar me përmbushjen e tetë kritereve, ai pritet të vijë në Kosovë kah mesi i muajit prill.

Me disa vërejtje jo shumë serioze, shenjat e para se Kosova ka plotësuar edhe tetë rekomandimet për liberalizimin e vizave janë pozitive. Përveç ministrit të Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, janë edhe ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare që kanë pohuar një gjë të tillë.

Përveç prokurimit, që ka çaluar si proces, në pikat tjera Kosova ka shënuar progres dhe sihariqin për liberalizimin e vizave, pritet ta sjellë në Prishtinë ka mesi i muajit të ardhshëm, komisionari i BE-së për migrim, Dimitris Avramapolous. Ky i fundit pati paralajmëruar vizitë në Kosovë gjatë muajit shkurt, por pasi që procesi i përmbushjes së kritereve nuk ishte “kurrkund” ai vizitën e shtyu për prill.

United Hospital

Megjithatë, sipas ekspertëve të marrëdhënieve ndërkombëtare, puna për vizat nuk përfundon me përmbushjen e tetë kritereve të fundit. Kosova duhet që urgjentisht të orientojë të gjithë kapacitetin e saj politik në lobim te shtetet e Bashkimit Evropian për shkak se është Këshilli i BE-së, si organi kryesor që duhet ta miratojë raportin për liberalizimin e vizave, bashkërisht me Komisionin Evropian.

E në këto dy institucione janë përfaqësuesit e pesë shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ndërkohë, analistët politikë kanë përsëritur faktin se tensionet politike në vend, nuk po i bëjnë nder këtij procesi.

Ndërkohë, siç ka mësuar gazeta “Zëri”, njeriu kryesor të cilin Kosova po e pret me padurim, komisionari i BE-së për migrim, Dimitris Avramapolous, pritet që të vijë në mesin e muajit prill në Prishtinë. Avramopolous ditë më parë në vizitën e tij në Tiranë, ndërkohë pati një mesazh edhe për Prishtinën./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.