UBT

Llojet e ushqimeve që duhet t’i hani këtë dimër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Koha e ftohtë dimërore ndikon në shumë gjendje. Ndikon në ndryshimin e energjisë, metabolizëm dhe në lloje të caktuara të ushqimit.

Për t’u siguruar se edhe gjatë dimrit do të jeni të shëndetshëm, konsumoni këto lloje të ushqimeve:

PERIMET ME RRËNJË

Perimet me rrënjë, si: karotat, panxhari apo rrepka, mbrojnë nga të ftohtët. Piqeni karotën për t’u furnizuar edhe me më shumë betakarotinë ose zieni rrepën që është e pasur me vitamina C e A.

BOLLGUR ME PEMË

Bollguri është shumë më tepër sesa kafjall i shpejtë.

Uji Dea

I ofron të gjitha nutrientet që nevojiten për periudhën e dimrit. Bollguri është i pasur me zink që është i rëndësishëm për funksionim të sistemit imun dhe fibrat që kujdesen për shëndetin e zemrës.

SUPA

Me siguri e keni gjetur se në këtë listë gjendet edhe mbretëresha e shijeve dimërore – supa. Qoftë nëse bëhet fjalë për supën e pulës apo atë me perime, kjo shujtë ju ngroh dhe do t’i tejkaloni temperaturat e ftohta të dimrit.

KAÇJA Janë të mëdha gjasat të keni provuar lëngun apo çajin nga kaçja. Lëngu nga kaçja është zgjedhje përplot me antioksidues.

(Kosova Sot)