ARKATANA

Llojet e diabetit dhe si mund t’i mbani nën kontroll

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Diabeti melitus, ose i njohur ndryshe si sëmundja e sheqerit, është sëmundja më e zakonshme në botë.

Çfarë është diabeti?

Diabeti është shkatërrimi metabolik kronik i karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave, ku tipari kryesor është hiperglicemia, apo sheqeri i lartë i gjakut. Sëmundja shfaqet atëherë kur qelizat-beta të pankreasit nuk prodhojnë mjaftueshëm insulin, ose kur muskujt, yndyrat dhe qelizat e mëlçisë nuk i përgjigjen insulinës së prodhuar. Me kalimin e kohës, rritja e nivelit të sheqerit në gjak, rrit rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës, shkakton humbjen e shikimit, dëmtimin e nervave, veshkave dhe organeve të tjera.

Cilat janë simptomat e sëmundjes?

Shenjat dhe simptomat më të zakonshme janë urinimi i shpeshtë (veçanërisht natën), të ndjerit tepër etje, rritja e oreksit, humbja e peshës trupore, lodhje, mpirja e gishtave të duarve dhe të këmbëve, shikim jo i qartë, infeksione të shpeshta (veçanërisht në organet gjenitale), ngadalësim i shërimit të plagëve, dhimbje barku dhe të vjella.

Sa lloje të diabetit ekzistojnë?

Ka disa lloje të diabetit. Më të shpeshta janë lloje të diabetit tip 1 ( i cili zakonisht shfaqet tek personat nën moshën 40 vjeçare), tip 2 (shfaqet tek personat me peshë të madhe trupore), diabeti gestacional (shfaqet gjatë shtatzënisë) dhe lloje të tjera specifike.

Cilët janë me tepër të rrezikuar nga sëmundja e diabetit?

Hidromorava

Rritja e rrezikut të diabetit lidhet me moshën (sa më i moshuar të jetë pacienti aq më tepër është i rrezikuar), trashëgimia familjare, përkatësia etnike dhe stili i jetesës. Tek tre faktorët e parë nuk mund të veprojmë, por mund t’a kontrollojmë stilin e jetesës. Një faktor i madh i rrezikut të shfaqjes së diabetit tip 2 është shtimi i peshës trupore/ të ushqyerit së tepërmi, mungesa e aktiviteteve fizike, stresi mendor kronik, pirja e duhanit dhe përdorimi i disa ilaçeve.

Si diagnostikohet?

Diabeti diagnostikohet me analiza të thjeshta, përcaktohet niveli i sheqerit në gjak dhe niveli i hemoglobinës A1C.

A ekziston mundësia e parandalimit?

Kur flasim për diabetin, parandalimi luan një rol të rëndësishëm. Për fat të keq nuk ekziston parandalim për diabetin tip 1. Masa parandaluese zakonisht mund të merren për diabetin tip2. Para së gjithash duhet të bëhet kujdes me ushqimin dhe të ruhet një peshë ideale të trupit.

Kjo do të thotë se duhet të konsumojmë më tepër fruta dhe perime, peshk, dhe më pak makarona, ushqime të shpejta dhe të yndyrshme. Aktiviteti fizik duhet të jetë një ritual i përditshëm.

Psh: të ecurit shpejtë për 30 minuta çdo ditë, zvogëlon rrezikun e shfaqjes së diabetit tip 2 përreth 40%. Aktiviteti fizik i rregullt, përmirëson përdorimin e insulinës në trup, dhe ndikon në reduktimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.