Uji Dea

Llogaritjet e pikëve, Shqipëria dhe Kosova me rritje në FIFA

/ 2 minuta lexim
FITORJA

FIFA do të publikojë renditjen e muajit shtator për kombëtaret e futbollit. Shqipëria, në bazë të përllogaritjeve, pritet që të përmirësohet me tri vende nga muaji i kaluar.

Në gusht kuqezinjtë renditeshin në vendin e 69-të dhe këtë muaj do ta shohin veten në pozitën e 66-të, në bazë të pikëve të grumbulluara pas fitores me Hungarinë dhe goleadën me San Marinon. Kjo vjen nga performanca e mirë që Kombëtarja ka bërë në ndeshjet e fundit si dhe pozicionimi në vendin e dytë të Grupit I për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Hidromorava

Sa u përket kundërshtarëve të grupit tonë, Anglia pritet që të qëndrojë në vendin e tretë, Polonia të ngjitet me tri pozicione dhe Hungaria të zbresë me tri, përkatësisht në vendin e 24-t dhe 40-t.

Pozicionin më të mirë Shqipëria e ka arritur në gusht të vitit 2015, kur renditej në vendin e 22-të dhe lamë pas kombëtare si Franca dhe Danimarka. Kosova në muajin gusht ishte e 114- ta dhe në shtator pritet që të ngjitet me pesë vende në renditje dhe zë vendin e 109-të. Sa i përket kreut të renditjes, Belgjika, sipas llogaritjeve të pikëve, mban kryesimin ndërsa Brazili ndjek.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.