Mobi Casa

Llashticasit rrahën për një muri të oborrit

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në fshatin Llashticë të Gjilanit janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një muri të oborrit njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri një herë në ajër njoftoj policia e Kosovës.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike me dy karikatorë dhe 59 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Hidromorava

Lidhur me rastin është intervistuar edhe viktima mashkull shqiptar i cili e ka raportuar rastin. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje./rajonipress/