Mobi Casa

Llashtica grumbullon 1132 euro për familjen Abazi

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Fshati Llashticë më herët kishte grumbulluar ndihma në veshmbathje dhe gjëra ushqimore për familjet e goditura nga tërmeti, kurse tani ka grumbulluar rreth 1132 euro për nevojat e familjes Abazi nga Livoqi.

Naser Ibishi tha se Llashtica gjithmonë është treguar solidare dhe edhe kësaj here i tërë fshati në mënyrë të organizuar ka dhënë mjete financiare në vlerë të 1132 eurove për nevojat e familjes Abazi nga Livoqi.

Uji Dea

“Ne ishim tek familja Abazi dhe u jemi mirënjohës të gjithë atyre që kanë shprehur gatishmërinë që familjet e prekura nga tërmeti të ndihmohen dhe që familjes Abazi t`i ndahen mjete dhe kjo tregon se populli ynë ende është solidar dhe human, mjafton vetëm organizimi” u shpreh Ibishi./rajonipress/