RCCOLA

Llashtica e zhgënjyer në EULEX-in dhe hetuesit vendor

/ 7 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ymer Ibishi nga Llashtica thotë se janë të zhgënjyer në Tribunalin e Hagës ,por edhe në institucionet e Kosovës që nuk kanë bërë sa duhet që dëshmitë e Llashticës t`i afrohen gjyqit të Hagës. Edhe EULEX-i po vepron njëjtë si UNMIKU dikur.

Banorët e Llashticës kot kanë pritur 13 vite për të marrë ndonjë përgjigje zyrtare qoftë nga UNMIK-u,KFOR-i,EULEX-i apo Prokuroria e Qarkut në Gjilan. Asnjë hetim zyrtarë dhe asnjë dëshmitarë i gjallë nuk u ftua që të dëshmojë për masakrën e Llashticës. Më 13 prill të vitit 1999 në Llashticë forcat serbe të udhëhequra nga policia dhe ushtria e rregullt serbe vranë ,masakruan dhe djegën për së gjalli 13 civil të pafajshëm. Llashticasit me të drejtë ankohen edhe në institucionin e Hagës, meqë në procesin gjyqësor ndaj ish zyrtarëve më të lartë të Serbisë të akuzuar dhe dënuar edhe për krimet e luftës në Kosovë, masakra dhe djegia për së gjalli e civilëve shqiptarë në këtë fshat nuk është përmendur fare.

Dëshmitarët e Llashticës me kujdes e kanë përcjellur këtë proces gjyqësor, por janë zhgënjyer në Gjykatën e Hagës e cila vetëm kalimthi e ka përmendur Llashticën. Madje ish kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Luis Arbur e cila kishte vizituar menjëherë pas luftës Llashticën , kishte premtuar hetim të plotë, por kjo kurrë nuk ndodhi. Ymer Ibishi i cili e ka të vrarë prindin në kohën e luftës (Sylejman Ibishi) thotë se edhe pse kanë deponuar materiale,prova,fotografi qoftë në UNMIK, tek KFOR-i francez, OSBE-ja dhe tek të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare, asnjë veprim nuk është ndërmarrë. “Është turp për EULEX dhe për Prokurorin e Qarkut në Gjilan që asnjëherë nuk e kanë vizituar vendin e ngjarjes. Ne e dimë që Llashtica u la në harresë nga frika e ndonjë lufte ndëretnike. Por ne nuk e kemi ndërmend të hakmerremi sepse këtë kemi mundur ta bëjmë disa herë deri tashti” shprehet i revoltuar Ibishi.” Ne vetëm kërkojmë dënimin e merituar për të gjithë ata kriminel që vranë më të dashurit tanë” shprehet ai.

Ibishi thotë se edhe patologët kanadez që kishin parë kufomat e Llashticës asnjëherë nuk e kanë dorëzuar raportin zyrtar në organet hetuese. “Është vërtet e habitshme sesi EULEX –i po flenë mbi dosjen e kriminelëve të identifikuar të Llashticës, derisa prokurorët shqiptarë vetëm po bëjnë sehir në këtë punë”. Sipas, Ibishit hetuesit e EULEX-it kanë fakte trishtuese dhe dosje të gatshme për Llashticën. Sipas tij ushtria dhe forcat paramilitare më 13 prill 1999 e kanë rrethuar Llashticën, derisa konvoji ushtarak mbante nofkën :” Dora e zezë”. Ky konvojë edhe vret banorët e parë të pafajshëm Enver Murseli , Ymer Rashiti dhe Ali Selimi .”Përgjegjës për masakrën e Llashticës është ushtria e rregullt serbe e cila ndihmohej edhe nga policia dhe paramilitarët e çmendur”. Ibishi thotë se konvojin e ushtrisë serbe e cila ishte vendosur në Llashticë e përcillte rregullisht automjeti zyrtar i policisë. Sadik Sopi një ish polic i cili ka punuar deri në ditët e fundit ka deklaruar se me urdhër të komandantit të stacionit policor në Zhegër është marrë dhe djegur komplet dokumentacioni i masakrës së Llashticës.

Në kohë dhe rrethana të ndryshme në Llashticë në prill të vitit 1999, janë vrarë 23 civilë të pafajshëm .Gjithashtu në Llashticë janë djegur 120 shtëpi , është djegur shkolla, biblioteka , janë plaçkitur qindra traktor .Dëshmitari kryesor, Deli Hyseni njeriu që ka parë me sy vdekjen e më të afërmeve të tij në dëshminë e tij për masakrën e 30 prillit 1999 ka thënë :” Nuk kam forcë as guxim që të flas për atë tragjedi. Është një emocion i madh që kur flas mezi përmbahem. E kam parë vdekjen me sy, kam parë se si vdiqët për së gjalli, kam parë sesi njeriu është më i fortë se guri”. Kjo ka qenë njëra nga dëshmitë e Deli Hysenit , dëshmitarit të gjallë dhe njeriut që pa gjithçka dhe madje edhe buldozerin që erdhi nga Pasjani për të rrafshuar tërë vendin e krimit. Behxhet Shala nga KMDLNJ thotë se masakra e Llashticës do të duhej të zbardhej nga Gjykata Speciale për krimet e luftës si dhe nga prokurorët dhe gjykatësit e EULEX-it. Të gjitha materialet e krimeve dhe të masakrave ata i kanë në dorë dhe jam i sigurt se shumë shpejt do të nisin proceset gjyqësore ndaj atyre që kanë urdhëruar .Llashticasit tani duhet të përgatiten për ta zbardhur tragjedinë e luftës tha Shala.

Të pushkatuarit e datës 30 prill 1999 janë:

Hysen Deli Hyseni i lindur më 10.05.1933
Ajshe Hysen Hyseni e lindur më 11.12.1937
Fazli Hysen Hyseni i lindur më 06.01.1963
Arife Fazli Hyseni e lindur më 21.08.1963
Driton Fazli Hyseni i lindur më 13.02.1982
Mirije Deli Hyseni e lindur më 19.05.1970
Blerim Ramadan Halili i lindur më 22.12.1983
Rifat Xhemajl Shabani i lindur më 14.09.1919
Selami Rifat Shabani i lindur më 02.12.1954
Zijavere Ejup Shabani e lindur më 15.06.1962
Fisnik Selami Shabani i lindur më 20.12.1996
Sylejman Ymer Ibishi i lindur më 18.06.1932
Xhavit Banush Berisha i lindur më 10.12.1935

Mobi Casa

Në fshatin Llashticë gjithashtu janë vrarë më 13 prill 1999:

– Ali Bejtë Selimi 15.04.1937
– Enver Sylë Murseli 17.06.1949
– Ymer Kadri Rashiti 18.05.1930
– Lulzim Feti Musliu 28.02.1988

Të vrarë më 16 .04.1999:

– Rukije Qazim Ramushi 08.12. 1927
– Habibe Idriz Ramushi 03.05.1909
– Nezir Hasan Ramushi 15.02.1929
– Xhyzide Shaban Hasani (1918)
– Lirim Nehat Shabani (1999)

Viktimat e rrethit të Gjilanit dhe fshehja e krimit nga ana e gjykatësve,patologëve dhe policëve serb

Nga procesverbalet e gjetura në Prokurorinë e Qarkut e që janë të evidentuara të gjitha rastet e vdekjeve të qytetareve të pafajshëm në Gjilan,Kamenicë e Viti, për secilin rast të vrasjes zyrtarët serb të Gjykatës së Qarkut dhe të ish SPB-së vetëm kanë shënuar se vrasja është bërë nga personi NN. “Është simptomatike se në shumicën e rasteve , policët serb kanë mundur ta bëjnë identifikimin e viktimave , pa ndihmën e askujt,as të dëshmitarëve ,as të anëtarëve të familjeve apo përmes obduksionit,përkatësisht eks-humacionit “.Ky vlerësim është dhënë nga Prokuroria e Gjilanit dërguar një letër sekrete Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-ut në vitin 2004. Nga procesverbalet zyrtare të ish zyrtarëve serb është parë se në të gjitha zhvarrosjet kanë marrë pjesë persona ushtarak,policor dhe gjyqësor.

Në këto procesverbale janë dhënë shënime për vrasjet në: Zhegër,Llovcë,Lladovë,Llashticë, Dobërqan,Zhegovc,Malishevë,Velekincë,Lubishtë e Vitisë,Verban,Novosellë,Kabash,Smirë,Gjylekarë,Cërrnicë,Stubëll e Ulët,Pozharan etj. Gjykatësit serb që kanë fshehur vrasjet ose që janë munduar ti fshehin gjurmët janë :Zhivojin Jankoviq-gjykatës, dr.Pavlloviq Millorad patolog, Bojzhin Ristiq inspektor, Stana Gjokiq,Sergjan Stojanoviq,Svetozar Periq, Petroviq Jovica,Shqekiq Radosav,Goran Cuckiq,Zhivorad Dimiq,Aleksander Simonoviq,Momqillo Antiq,Danijella Cvetkoviq,Jovanka Trajkoviq,Novica Nisiq, Serxhan Marasheviq,Vasiq Hranisllav,Jovica Petrovia,Radovan Dajiq,Toma Ivanoviq./rajonipress.com/