Uji Dea

Llashtica e përgjakur dhe e masakruar në mënyrë dinjitoze shënojnë ditën e pavarësisë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – 17 Shkurti ishte me plot të drejtë ditë gëzimi dhe festimi për popullin tonë kosovarë, sikurse që ishte i tillë për të gjithë shqiptarët anë e mbanë globit. Këtu në mesin tonë kemi gjeneratën që ka lindur në vitin 2008, e cila ka fatin që bashkë me Pavarësinë e Kosovës të rritet, të arsimohet, të edukohet e zhvillohet dhe që nesër të jetë aftë për t`i shërbyer vetes dhe shtetit tonë të Republikës së Kosovës ka thënë Nehat Shabani drejtor i shkollës në Llashticë.

Fjalimi i plotë i Nehat Shabanit

Të dashur nxënës, të nderuar mësimdhënës, të respektuar prindër,
Sot po shënojmë 12 vjetorin e Pavarësisë së shtetit të Kosovës.

Më 17 shkurt të vitit 2008 u kurorëzua synimi shekullor i bartur ndër gjenerata, me gjurmët e pashlyera të një varg personalitetesh të njohur, të cilët me punën dhe kontributin e tyre e mbajtën gjallë, dhe i dhanë shtytje procesit, por me veprat dhe sakrificat e shumë të tjerëve që dhanë jetën për liri.

17 Shkurti ishte me plot të drejtë ditë gëzimi dhe festimi për popullin tonë kosovarë, sikurse që ishte i tillë për të gjithë shqiptarët anë e mbanë globit. Këtu në mesin tonë kemi gjeneratën që ka lindur në vitin 2008, e cila ka fatin që bashkë me Pavarësinë e Kosovës të rritet, të arsimohet, të edukohet e zhvillohet dhe që nesër të jetë aftë për t`i shërbyer vetes dhe shtetit tonë të Republikës së Kosovës.

Tani pas shpalljes së Pavarësisë, Kosovën e pret një rrugë e gjatë dhe e mundimshme në drejtim të konsolidimit të mirëfilltë, ngritjes dhe zhvillimit sa më të madh të shtetit.

KKVITI

Kaluan 12 vite nga shpallja e Pavarësisë, por mbetet akoma shumë për të punuar, mësuar e zhvilluar për të pasur një shtet më të fortë dhe më të qëndrueshëm, një shtet që duhet të mendoj dhe të kujdeset për popullin dhe qytetarët e vet që të kemi një mirëqenie dhe një jetë më të mirë.

Kjo mund të arrihet me një punë më të mire të të gjithëve, si kreut të shtetit, ashtu edhe të të gjithë qytetarëve të saj, duke punuar e kontribuar për shtetin e Kosovës. Shpresoj që edhe udhëheqësit e institucioneve më të larta do të këndellen dhe do të punojnë për të mirën e shtetit qytetarëve dhe të vendit. Ndërsa ne si pjesë e shoqërisë sonë të punojmë, të mësojmë më tepër për një të ardhme më të mirë dhe më të ndritshme

Ta gëzojmë Pavarësinë së bashku.

Urime përvjetorin e 12 të Pavarësisë së Republikës së Kosovës të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës.
Drejtori i shkollës Nehat Shabani