FITORJA

Llashtica e Bresalci bëhen me Sheshin e Lirisë dhe Memorialin e Dëshmorëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Dy projekte të rëndësishme janë duke u punuar në emër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në Bresalc po ndërtohet Sheshi i Lirisë kurse në Llashticë Memoriali i Dëshmorëve po rinovohet tha Qemajl Mustafa.

Komuna Gjilanit ka përzgjedhur dy projekte të rëndësishme që do të jenë gati me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Rreth 70 mijë euro janë paraparë për ndërtimin e Sheshit të Lirisë në Bresalc dhe meremetimin-renovimin e Lapidarëve të dëshmorëve në Llashticë.

Qemajl Mustafa tha për rajonipress se memorialët në Llashticë e Bresalc janë edhe një përkushtim i përhershëm dhe i sinqertë i komunës për investimin e madh që kanë bërë heronjtë dhe dëshmorët tanë për liri e dinjitet tonin gjatë gjithë historisë.”Këto dy memoriale e kanë edhe rëndësisë e vet simbolike e ajo është lufta e brezave të hershëm për pavarësinë e Shqipërisë që nisë me Idriz Seferin e deri tashti në ditët tona qw kulmoi me luftën e UÇK-së dhe me rënien heroike të Agim Ramadanit e Abdullah Tahirit, Hanumshahe Abdullahut e shumë të tjerëve nga kjo anë “.

FITORJA

Mustafa tha se këto investime do të vazhdojnë secilin vit dhe kështu do ta pasurojmë komunën me refleksionin e asaj që është mbjellë në tokën e komunës e të Kosovës për ta lindur pavarësinë e saj e që është gjaku dhe eshtrat, pra jeta e njeriut tonë dëshmorë

Edhe, Fadil Osmani menaxher në zyrën e projekteve tha se me 20 mijë euro në këto dy projekte ka participuar Ministria e Planifikimit Hapësinor kurse pjesën tjetër komuna. Osmani tha se ka qenë prioritet i kryetarit Qemajl Mustafa që në këto dy fshatra të rregullohen ashtu siç duhet memorialët.

Në fshatin Bresalc pos Sheshit të lirisë është duke u punuar edhe rregullimi i shtratit të lumit në lagjen e xhamisë. Osmani është i bindur se këto dy projekte do të përfundojnë përpara datës 28 nëntor./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.