United Hospital

Llapi një rast, një gol tri pikë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në javën e tetë të Vala superligës së Kosovës në futboll futbollistët e Gjilanit pësojnë humbje në fushën e sajë nga Llapi i Podujevës më rezultat 0-1 . Lirisht mundë të thuhet se futbollistët e Gjilanit kanë zhvilluar ndeshjen më të dobët gjatë 8-të javëve të zhvilluara në Vala Superliga e Kosovës në futboll.

Futbollistët e Llapit nga gjysmë rasti i treguar gjatë 90-të minutave arritën të arkëtojnë tri pikë të vlefshme drejt tabelës së klasifikimit.

Në minutën e 17 pasë një harkimi brenda 16-të të Gjilanit dhe gabimeve kardinale të futbollistëve të Gjilanit më së miri gjendet qendërsulmuesi i Llapit Florim Bërbatoci i cili nuk e patë vështir të gjejë këndin e poshtëm të djathtë të portierit Malokut nga 6-7 metra duke qenë e vetmja gjuajtje gjatë 90 minutave drejt portës së Gjilanit.

Futbollistët e Gjilanit në pjesën e parë nga dy gjysmë raste të krijuara në minutën e 35 kurë Nebiu gjuan jashtë portës mysafire të Abdylit dhe dy minuta më vonë EminHaziri gjuan me kokë por gjuajtja e tijë përfundon jashtë portës së Abdylit.

Në minutën e 44-të sulmuesi i Gjilanit Gëzim Rusi ndalet në mënyrë të palejuar në zonë të rreptësisë, por kështu nuk mendon Arbitri i sotëm nga Gjakova Besnik Batalli.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë konfuze pa raste, futbollistët e Llapit me mjaft sukses u mbrojtën ndërsa futbollistët e Gjilanit edhe njëherë treguan se vija e mesë fushës dhe atij të sulmit nuk koordinohen ashtu siç duhet

UBT

Pas ndeshjes trajneri i Llapit Tahir Batatina dha një deklaratë mjaft interesante. ”U zhvillua një lojë e mirë dhe korrekte, lojën e Gjilanit e kam studiuar mjaft mirë, ndërsa taktikën e kam vendosur gjatë kësaj loje asaj të Kombëtares së Shqipërisë”. /sylejman ismajli/rajonipress/

Trajneri i Gjilanit Arbnor Morina nuk është prononcuar.

Gjilani – Llapi 0-1 (0-1)
Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues rreth -600
Arbitra -Batalli, Muhadri, Berisha, Shuleta
Kartona të verdhë- Rusi (Gj), Abdyli, Namani, Shaqiri, Kadriu, Hyseni (LL)

Gjilani – Maloku, Kastrati, Bekteshi, Thaqi, Blakqori, Mustafa, B.Ahmeti (Gashi), Shabani,(Texeira), Nebiu,(A,Ahmeti), Rusi, Eminhaziri

Llapi – Abdyli, Idrizi, Jashari, Sinani, Namni, E.Zeqiri, Shaqiri, Emini(Kadriu), V.Zeqiri (Qerimi), Bërbatovci, Mulaku (Hyseni)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.