ARKATANA

Llapi mban hapin me kryesuesit në tabelë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Futbollistët e Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në derbin e javës kanë shënuar fitore të vlefshme në ballafaqim me Dritën duke mbajtur hapin me kryesuesin Feronikelin e Prishtinën.

Futbollisti më i mirë i ndeshjes Festim Alidema në minutën e 25 provon me kokë por portieri Mario Kirev mbron.

Në minutën e 51 Bujar Idrizi nga gjuajtja e lirë nga 22 metra godet horizontalen e Dritës.

Alidema edhe njëherë po dëshmon se është një talent i futbollit në minutën e 72 së pari bën shëtitje me mbrojtjen e Dritës dhe nga 18 metra me gjuajtje të saktë gjen rrjetën e portierit Kiriev.

Uji Dea

Futbollistët e Dritës rastin më të mirë të ndeshjes e kishin në minutën e 82 Endrit Krasniqi nga goditja e lirë nga e majta gjuan nga 22 metra por “gardiani” i Llapit Haxho intervenon duke shpëtuar gol të sigurt.

Trajneri i Dritës Ardian Nuhiu pas ndeshjes ka deklaruar

“Sot e humbëm ndeshjen më të mirë që kemi zhvilluar na mungoi fati. Llapi shënoj nga një gabim i joni. Ne po përgatitemi për kampionatin e ardhshëm.

Në javën e 30 Skuadra e Dritës zhvillon derbin e javës me Prishtinën si nikoqire./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.