Llapi drejt kreut, Gjilani drejt barazhit

/ 2 minuta lexim

Në javën e 27-të, të Superligës së Kosovës në futboll në stadiumin “Zahir Pajaziti”, skuadra e Llapit mposht Gjilanin me rezultat 2-1, duke i vështirësuar gjendjen në tabelën e klasifikimit.

Llapi për të tretën herë në këtë stinorë arrinë ta mposht Gjilanin duke i marrë plot 9 pikë.

Figura tragjike e këtij takimi ishte “gardiani”, Kenan Haxhihamza, i cili nuk ishte i disponuar për lojë ku me gabimet e tij fillestare Llapi arriti të shënon dy herë në portën e tij.

Futbollistët e Gjilanit arritën të rrezikojnë në minutën e 15-të, kur Perez gjuan furishëm por portieri Elgant Haxho shpëton portën e tij.

Vendësit arrin në epërsi pas goditjes së dënimit nga 30 metra ku Mentor Zhdrella e lenë të shtangur portierin Haxhihamzën i cili nuk ishte vendosur mirë.

Dy minuta para se të përfundon pjesa e parë Benjamin Emini nga 7 metra dështon në portën e zbrazët, pasiqë portën e kishte boshatisur Haxhihamza.

Uji Dea

Në minutën e 52-të, Magani i Gjilanit me një gjuajtje të saktë nga 14 metra nga ana e djathtë mposht në këndin e epërm Haxhon e Llapit.

Fatin e kësaj ndeshje e vendos në minutën e 76-të, Valmir Veliu i cili përfiton nga gabimi i radhës në ndeshjën e sotme të portjerit Haxhihamzës, i cili me kokë nga 7 metra shënon duke i sjellë skuadrës tri pikë të vlefshme për kreun e tabelës.

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, pas ndeshjes ka deklaruar.
“Kemi bërë gabime fillestare, sipas ndeshjes kemi mundur të marrim një pikë por kur nuk shënon atëherë humbja është e pa evituar, shpresoj në rezultate më të mira në ndeshjet e radhës”.

Ndërsa trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka theksuar.
“E kemi ditur se skuadra e Gjilanit është një skuadër e fortë dhe nuk e meriton këtë pozitë, djelmoshat e mi edhe njëherë treguan zemër me angazhimin e tyre dhe arritëm të fitojmë duke ju afruar kreut të tabelës”.

Gjilani ne javën e 28-të, është nikoqire e Prishtinës./rajonipress/