Eko Higjiena

Lladova pjesë e projekteve të Rexhep Kadriut

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Rexhep Kadriu falënderoi banorët e Lladovës për mikpritjen dhe besimin që ata kanë në Aleancën, ndërsa ka shtuar se edhe Lladova është padyshim pjesë e projekteve të tij.

Kryetari i AAK-së në Gjilan njëherit kandidat për kryetar të komunës Rexhep Kadriu, të dielën është takuar me kryesinë e nëndegës në fshatin Lladovë si dhe me banorë të shumtë.

Kadriu falënderoi banorët e Lladovës për mikpritjen dhe besimin që ata kanë në Aleancën, ndërsa ka shtuar se edhe Lladova është padyshim pjesë e projekteve të tij.
“Gjatë këtyre gjashtë muajve unë bashkë me Aleancën kemi realizuar 30 projekte në të mirë të qytetarit të Gjilanit dhe kjo ka ndodhur pasiqë vet kam dalë në teren dhe kam parë gjendjen e vështirë që mbizotëronte”, ka thënë Kadriu.

Ai më tej ka folur edhe për përmbylljen me sukses të projektit të 30-të në fshatin Përlepnicë, ndërsa ka thënë se deri më datën 3 nëntor do t`i realizojë edhe 12 projekte dhe se këtë e bënë më vullnetin dhe kënaqësinë më të madhe për ti ndihmuar qytetarit.

RCCOLA

Ai kërkoi përkrahjen e banorëve të Lladovës, që mbas 3 nëntorit bashkë të realizojnë projekte akoma më të mëdha për qytetarët dhe për Gjilanin.

I pranishëm në takim ka qenë edhe Arlind Ajeti, kandidat për këshilltar komunal, i cili falënderoi Kadriun për përkrahjen, ndërsa bëri thirrje për përkrahje në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Kadriu, në këtë takim u shoqërua nga kryetari i nëndegës së AAK-së në Lladovë Hamzi Mahmuti si dhe aktivisti i Aleancës Fatmir Emini thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/