RCCOLA

Lladova përfiton një terren sportiv modern

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kreu i Komunës Qemajl Mustafa ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesit e këshillit të fshatit Lladovë për të financuar ndërtimin e terreneve sportive dhe rrethojën e fshatit. I tërë projekti parashihet të kushtojë 48.600 euro derisa vet Lladova participin me 30 % të shumë së projektit.

Shkolla Fillore “Agim Ramadani” në Lladovë e cila është paralele e ndarë e shkollës fillore në Zhegër shumë shpejt mund të bëhet me një teren sportiv modern. Shkolla e Lladovës është ndërtuar në vitin 2004 dhe ka 140 nxënës, por asaj i ka munguar një teren sportiv.

Duke e parë këtë situatë kreu i Komunës Qemajl Mustafa ka përkrahur iniciativën e banorëve të Lladovës për të ndërtuar një teren sportiv. Tashmë Qemajl Mustafa ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me këshillin e fshatit Lladovë.

Uji Dea

Sipas marrëveshjes projekti kap vlerën e 48.600 eurove derisa Lladova duhet të participojë me 30% të vlerës së projektit që i bije 14850 euro.
“Mustafa ka pranuar ta mbështesë këtë projekt pasiqë është konstatuar se nevojë emergjente dhe me shumë prioritet është realizimi i ndërtimit të fushës sportive atje” tha Fadil Osmani menaxher në zyrën e projekteve.

Ndryshe iniciativën për ndërtimin e terrenit sportiv e ka nisur shoqata “2 prilli” e Lladovës me seli në Gjenevë të Zvicrës. Kjo shoqatë tashmë i ka derdhur në xhirollogarinë e komunës 7290 euro./rajonipress/