Fundamenti

Livoqi i Ulët e do Qemajl Mustafën edhe për katër vite kryetar komune?

/ 3 minuta lexim

Gjilan – E gjetëm Gjilanin në baltë dhe terr , e gjetëm me konflikte dhe polarizime brenda qeveris komunale dhe keq qeverisje dhe që prej atëherë ne punuam në ngritjen e klimës politike dhe e arritëm, punuam shumë në infrastrukturën rrugore, nëntokësore, ujësjellës, kanalizim, ndërtimin e 30 mijë metrave hapësirë shkollore, infrastrukturë shëndetësore. Vetëm për këtë periudhë qeverisëse zyrën e kryetarit e vizituan mbi 15 mijë qytetar dhe zyra e kryetarit ishte dhe do të jetë zyre e qytetarit ka thënë në Livoq të Ulët Qemajl Mustafa.

As shiu i madh nuk i ndali aktivistët dhe simpatizantët e nëndegës së PDK-së në Livoq të Ulët për të përkrahur Qemajl Mustafen për kryetar Komune dhe kandidatin e tyre për Asamble Komunale zotin Kudret Rexhepin.

Qemajl Mustafa kandidat për kryetar komune nga radhët e PDK-së ka pasur një takim me banorët e Livoqit të Ulët me të cilët ka biseduar hapur dhe ka marrë një përkrahje të fuqishme që ai të jetë kryetar komune edhe për një mandat thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan.

Kryetari i nëndegës së PDK-së në këtë fshat Kudret Rexhepi njëherit kandidat për këshilltar komunal ka prezantuar projektet e përfunduara nga Komuna e Gjilanit në këtë mandat udhëheqës nga Mustafa, si dhe ka prezantuar një numër projektesh të reja që janë në procedim e sipër si, vazhdimi i asfaltimit të rrugëve, rregullimi i terrenit sportiv në shkollën e Livoqit, ndriçimi publik , vazhdimi i ujësjellësit në lagjen e muhaxhirëve si dhe një mori projektesh tjera.

Eco Higjiena

Izmi Zeka kërkoi një unifikim të mëtutjeshëm drejt realizimit të fitores së radhës së PDK-së.

Kurse Qemaj Mustafa ka thënë se në mandatin e tij 6 vjeçar në qeverisjen e PDK-së janë krijuar shumë të arritura në Komunë. “E gjetëm Gjilanin në baltë dhe terr , e gjetëm me konflikte dhe polarizime brenda qeveris komunale dhe keq qeverisje dhe që prej atëherë ne punuam në ngritjen e klimës politike dhe e arritëm, punuam shumë në infrastrukturën rrugore, nëntokësore, ujësjellës, kanalizim, ndërtimin e 30 mijë metrave hapësirë shkollore, infrastrukturë shëndetësore. Vetëm për këtë periudhë qeverisëse zyrën e Kryetarit e vizituan mbi 15 mijë qytetar dhe zyra e kryetarit ishte dhe do të jetë zyre e qytetarit” ka shtuar Mustafa.

Ky tubim masiv dëshmoi se Livoqi i Ulët e do Qemajl Mustafën Kryetar Komune edhe për 4 vite udhëheqje thuhet në njoftimin e PDK-së ./rajonipress/