Fundamenti

Livoqi i Ulët dy ditë pa energji elektrike, KEDS-i shkakton miliona euro dëme në amvisëri

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Sami Mehmeti kryetar i fshatit Livoq i Ulët ka thënë për rajonipress se ky fshat tash e ditë është pa energji elektrike. Për shkak të reduktimeve të shpeshta dhe të pakontrolluara KEDS-i ka shkaktuar miliona dëme në sektorin e amvisërisë, në shumë lagje të qytetit mungon ndriçimi publik ndërsa shumë familje kanë rrymë vetëm një fazore.

Terri i mesjetës dhe jeta e rënduar vazhdon ta godas qytetarin e Gjilanit. Kështu në fshatin Livoq i Ulët sipas Sami Mehmetit energji elektrike nuk ka tash e dytë ditë.”Ka dy ditë që jemi pa energji elektrike sepse trafoja ka telashe ndërsa e kemi thirr KEDS-in dhjetëra here, por askush nuk është përgjigjur. Familjet po e humbin durimin sepse moti është i ftohtë dhe janë bërë dëme të pariparueshme” shprehet Mehmeti.

UBT

Ndërkohë për shkak të reduktimeve të shpeshta dhe të pakontrolluara KEDS-i ka shkaktuar miliona dëme në sektorin e amvisërisë, në shumë lagje të qytetit mungon ndriçimi publik ndërsa shumë familje kanë rrymë vetëm një fazore./rajonipress/