Eko Higjiena

Livoçi i Ulët dhe Blinaja falënderojnë Lutën për investimet e mëdha infrastrukturore, i ofrojnë mbështetjen e plotë për 14 nëntor

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Livoçi i Ulët dhe Blinaja i kanë dhënë mbështetje maksimale kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, në garën e balotazhit më 14 nëntor.

Ata kanë falënderuar kryetarin Haziri për realizimin e investimeve milionëshe në infrastrukturë, në këtë pjesë.

Eco Higjiena

Ndërkaq, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se mbështetja e madhe që e ka gjetur nga kryefamiljarët e Livoçit të Ulët dhe Blinajës, e bën krenar dhe më të përgjegjshëm në punë.
“Jam i privilegjuar që u ktheva edhe sonte në Livoç të Ulët dhe Blinajë, për t’ju falënderuar për mbështetjen masive, në të gjitha fazat. Kthimi i besimit për ne është konfirmim se ne duhet të vazhdojmë të punojmë me përgjegjësi, për të ofruar shërbim dhe për të ofruar mundësi zhvillimore për të gjithë, pa dallim. Fal jush, më 17 tetor është ndriçuar rruga jonë politike. Zotohem para jush se në vitin e parë të qeverisjes do t’i përmbyllim programet e mëdha për këtë pjesë. Faleminderit nga zemra për besimin e plotë edhe më 14 nëntor. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.
Në këtë takim ka folur edhe intelektuali e veprimtari i madh, Xhevat Bekteshi, i cili ka ofruar mbështetje publike qytetare për kryetarin Haziri, derisa tha se kur të mbështesin të gjithë kryefammiljarët e Livoçit, fitorja padyshim do të jetë e madhe. \
#Lutapertegjithe