GRANDEMALL

Livoçi i Poshtëm unik dhe mbipartiak në mbështetje ndaj Lutës së Gjilanit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Shiu nuk i pengoi qindra simpatizues të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Livoç të Poshtëm dhe Blinajë, për t’i dhënë mbështetje masive Lutfi Hazirit, kryetar aktual dhe kandidat edhe për një mandate qeverisës me Gjilanin, në tubimin madhështor të organizuar në mbrëmje.

“Faleminderit nga zemra banorëve të Livoçit të Poshtëm dhe Blinajës për këtë unitet dhe mbështetjen mbipartiake. Ky besim i qytetarëve nuk na bën ta përkthejmë ndryshe, pos besim për program, besim për angazhim dhe besim për punë të hajrit. Livoçi i Poshtëm tashmë po integrohet në zonën urbane”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

“Në këtë pjesë jemi duke e realizuar projektin kapital të rrugës katër korsi, i cili ka me qenë projekt shembull. Por, do të vazhdojmë edhe me investime tjera në të gjitha nivelet”, ka thënë Lutfi Haziri, gjatë adresimit para të pranishmëve.

FITORJA

Ai është zotuar se subvencionet për bujqësinë do të rriten akoma më shumë, në mënyrë që të vazhdoj të forcohet dhe të pavarësohet familja bujqësore.

“Ne po mundohemi me e sjellë edhe kulturën e mbjelljes së duhanit dhe 1200 euro do t’i subvencionojmë për hektar”, pohoi Haziri.

Kreu i Gjilani ka ftuar edhe ata që patën hezitime më 22 tetor që t’i bashkohen Lidhjes për Gjilanin dhe të votojnë për dorën e djathtë për ta bërë tregimin e madh në katër vitet e ardhshme në realizimin e programeve të mëdha për t’ua bërë jetën më të mirë qytetarëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.