GRANDEMALL

Livoçi i Epërm bëhet me Këshill të fshatit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Pas themelimit të Këshillave në disa fshatra të Komunës së Gjilanit, edhe Livoçi i Epërm tash është bërë me Këshill shtatë anëtarësh. Me një pjesëmarrje të kënaqshme të banorëve dhe me anë të votimit, kryetar i Këshillit të fshatit Livoç i Epërm është zgjedhur mbrëmë Idriz Ramadani nga LDK-ja.

Kryesuesi i Komisionit Komunal Avdy Aliu, i ka uruar me këtë rast fshatit Livoq i Epërm për zgjedhjen e Këshillit të tyre, duke thënë se tashmë do ta keni më të lehtë që t’i adresojnë problemet e tyre që për t’i zgjidhur në sektorët përkatës të Komunës së Gjilanit.

Procesi i konstituimit të Këshillit lokal të Livoçit të Ulët ka rrjedhë në mënyrë të kënaqshme pa asnjë pakënaqësi.

Uji Dea

Ky projekt po realizohet me iniciativë të kryetarit të Komunës zoti Lutfi Haziri në bashkëpunim me organizatën Agro-Eko, ndërsa është financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Këshilli i fshatit, vendbanimit apo lagjes urbane ushtron kompetencat dhe përgjegjësitë e përcaktuara si më poshtë: – Kujdeset për planifikim urban dhe rural;
– Kujdeset për furnizim me ujë, rregullimin e kanalizimit, drenazhimet etj.;
– Kujdeset për ofrimin e shërbimeve publike efikase;
– Kujdeset që qytetarëve t’u ofrohet mbrojtja shëndetësore primare;
– Kujdeset për mbrojtjen lokale të ambientit;
– Kujdeset për zhvillimin e turizmit;
– Kujdeset për sigurimin e hapësirave të hapura dhe varrezave;
– Kujdeset për organizimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive;
– Bashkëpunon me organet Komunës dhe organizatat tjera për çështjet me interes për lokalitetin;
– Evidenton dhe paraqet prioritetet e lokalitetit para organeve të Komunës;
– Merr pjesë në emër të qytetarëve të lokalitetit në financimin e çështjeve që janë pjesë e
marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Komunës;
– Kujdeset për organizimin e aksioneve vullnetare në interes për lokalitetin dhe
– Kryen edhe detyra të tjera të cilat mund të jenë të bartura nga Kuvendi i Komunës ose Kryetari i Komunës në pajtim me ligjin dhe Statutin e Komunës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.