Eko Higjiena

Livia Sadikaj nderohet me çmimin më të lartë në ACT College Thessaloniki

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Bëhet fjalë për Livia Sadikaj, e cila ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm akademik duke u shpallur studentja më e mirë e vitit në ACT College Thessaloniki në Greqi, transmeton albinfo.ch.

E diplomuar në fushën e Administrimit të Biznesit, ajo është nderuar me çmimin prestigjioz “Elizabeth Yphantis Demeter Memorial Prize for Excellence in Business Administration”, një vlerësim që i jepet studentëve me arritje të larta akademike dhe cilësi të rralla personale.

Livia është dalluar jo vetëm për rezultatet në studime, por edhe për aftësitë e saj kërkimore, shkathtësitë në lidership dhe qasjen gjithëpërfshirëse që ka treguar gjatë gjithë rrugëtimit të saj universitar. Ajo ka lënë gjurmë në institucionin ku ka studiuar, duke u bërë shembull frymëzimi për të gjithë bashkëmoshatarët e saj.

ARKATANA

Ky sukses i Livias është një dëshmi e përkushtimit, punës së palodhshme dhe ambicies për të qenë më e mira në çdo fushë që synon. Ajo përfaqëson me dinjitet dhe krenari të gjithë komunitetin shqiptar në arenën ndërkombëtare të arsimit.

Një emër për të cilin do të dëgjojmë edhe shumë në të ardhmen, Livia Sadikaj, një model për gjeneratat e reja./Albinfo.ch

https://www.albinfo.ch/livia-sadikaj-shpallet-studentja-me-e-mire-e-vitit-ne-act-college-thessaloniki/
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.