Eko Higjiena

“Liverpooli më i fortë me Xherdan Shaqirin, por ka nevojë për të tjerë lojtarë”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ray Clemence mendon se Liverpooli duhet të blejë lojtarë për të luftuar për titullin e Premierligës sezonin 2019/20.

Tre herë fituesi i Kupës Evropiane me Liverpoolin, trofeut që sot njihet si Champions League, legjenda Ray Clemence, ka këshilluar Jurgen Kloppin që të blejë lojtarë, ani pse ka skuadër të mirë pas triumfit në Champions League.

Ray Clemence mendon se me Xherdan Shaqirin dhe Divock Origin, Liverpooli ka më shumë opsione dhe skuadër edhe më të fortë, por duhet ta forcojë ende stolin, ashtu si Manchester City – nëse duan të vazhdojnë dhe të fitojnë trofe.

Mobi Casa

“Në dy vitet e fundit, Liverpool ka pasur 11-she të fortë, por stoli nuk është i mirë si i Manchester City. Sezonin e kaluar ishte diçka më mirë, me Divock Origin dhe Xherdan Shaqirin aty. Liverpooli ka nevojë për një apo dy futbollistë. Do të ishte zhgënjyese për ata që duhet të lëshojnë vend (s’mund të luajnë shumë), por duhet të keni konkurrencë në skuadër për të qëndruar në nivele të larta”.

Deri në janar, Shaqiri ishte fantastik, ku shënoi 6 gola dhe dhuroi edhe 3 asiste, por më pas Jurgen Klopp nuk i besoi shumë shqiptarit, duke ia zvogëluar minutat – diçka që Xherdani shpreson të mos përsëritet sezonin 2019/20.

Shaqa e përfundoi sezonin me 6 gola, 5 asiste në 30 ndeshje. Ai luajti 1.413 minuta në të gjitha garat. /Gazeta Express/