FIDANISHTJA

Liverpooli heq dorë nga Sancho, Rashica i kushton më lirë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Liverpooli nuk është i gatshëm ta paguajë çmimin e kërkuar nga Borussia Dortmundi për yllin anglez, Jadon Sancho, të cilin e vlerëson si tejet të lartë. Kjo mund t’i hapë rrugë Milot Rashicës t’i bashkohet kampionit evropian.

Gjiganti i Bundesligës Dortmundi i kërkon të paktën 115 milionë euro për përfaqësuesin e Anglisë, i cili kërkohet edhe nga rivali i të kuqve, Manchester United, raporton Gazeta Express.

Por Liverpooli i Jurgen Klopp nuk është i përgatitur të futet në një luftë ankandi me rivalin e moçëm dhe do të shikojë për alternativa të tjera, sipas Football Insider.

Mobi Casa

Ndër alternativat e tij është edhe Milot Rashica i Werder Bremen, i cili do t’i kushtonte të kuqve dukshëm më mirë.

Vlera e anësorit të Kombëtares së Kosovës në treg ka rënë për shtatë milionë euro, nga 35 në 28 milionë euro, si pasojë e pandemisë koronavirus.

Për 23-vjeçarin nga Vushtrria është përfolur shpesh këtë sezon se mund të luajë në Liverpool sezonin e ardhshëm dhe tani që të kuqtë kanë hequr dorë nga Sancho, Rashica e ka ta hapur rrugën për të kaluar në Anfield. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.