Hidromorava

Liverpooli dhe Shaqiri i kujtojnë golat e shqiptarit kundër Man United që e shkarkuan Mourinhon

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Xherdan Shaqiri dhe Liverpooli i kanë kujtuar dy golat e anësorit shqiptar kundër Manchester Unitedit në dhjetor të vitit 2018, të cilat për pasojë e kishin shkarkimin e Jose Mourinhos nga posti i trajnerit të rivalit të përbetuar.

Anësori shqiptar i Kombëtares së Zvicrës, Shaqiri kishte shënuar dy herë brenda shtatë minutave pak pasi ishte futur në lojë nga banka rezervë, duke iu ndihmuar të kuqve ta mposhtin 3:1 Unitedit në një ndeshje të Premierligës në Anfield para dy vjetëve, raporton Gazeta Express.

Golat e Shaqirit kishin një rëndësi të madhe, të paktën për ta ardhmen e Unitedit atë botë, pasi ajo disfatë çoi në shkarkimin Jose Mourinhos nga posti i trajnerit.

Uji Dea

Portugezi u zëvendësua nga Ole Gunnar Solskjaer dhe United përfundoi në pozitën e gjashtë, ndërsa Liverpooli si në vendin e dytë në Premierligë atë sezon.

Liverpooli i kujtoi ato dy gola në rrjetet sociale me një video me mbishkrimin: “Në këtë ditë para dy vjetëve, Shaqiri i shënoi dy gola të vonshëm për të na i siguruar tri pikët e plota kundër Man United”.

Pak më vonë, Shaqiri e shpërndau postimin e klubit të vet, të cilit ia bashkëngjiti dy emotikone dashurie.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.