Hidromorava

“Livadhet e Arapit” nga një burim i kundërmimit në lagje të urbanizuar

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Refik Hasani këshilltar komunal thotë për rajonipress se hapësira ,,Livadhet e Mullirit të Arapit’’, që ishte burim i kundërmimit e mushkonjave e që kërcënonte me epidemi të përmasave të mëdha tani është shndërruar në një lagje të urbanizuar.

Refik Hasani këshilltar komunal thotë për rajonipress se që nga viti 1999 e deri në vitin 2009 , “Livadhet e Arapit” ishin një moçal i ujërave të zeza , ku Lumi Mirusha kishte dal nga shtrati dhe kishte përfshi e mbuluar me mbeturina së bashku me të gjitha kanalizimet e qytetit këtë hapësirë ku kundërmonte dhe ta zinte frymën jo vetëm në Lagjen Zabel, por kundërmonte në tërë qytetin e më gjerë .

“Mushkonjat ishin bërë të pa durueshme .Të gjithë ishim të kërcënuar nga ndonjë epidemi të përmasave të mëdha .E quajtëm dhe pati emërtime nga më të ndryshme , si ,, Dinozauri i Gjilanit”, Liqeni i ujërave të zeza , Këneta , Deponia e Ujërave të felliqta , etj. Por në vitin 2009 . filloi ky projekt më kapital dhe më strategjik i Gjilanit rregullimi i shtratit të Lumit “Mirusha” dhe u eliminuan ujërat e zeza , kundërmimi , mushkonjat dhe kërcënimi që të mbytet dikush në këtë moçal dhe rreziku nga ndonjë epidemi të përmasave të më” kujton Hasani.

Hasni thotë se për dy vite është tharë Moçali , dhe kjo hapësirë u kthye nga një gjendje e mjerueshme në një gjendje krejt normale . “Ju shtua vlera kësaj hapësire . Në disa pjesë filluan të lëshojnë shtat objekte banimi e kështu me radhë dhe nuk mbeti tjetër pasi kjo hapësirë që është mbi 100 hektar në mesë të Lagjes Zabel dhe Qendrës të qytetit e rrugës së Malishevës i erdhi radha që të jetë edhe si një Lagje e Urbanizuar “.

United Hospital

Hasani tha se plani rregullues urban në vendin e quajtur ,,Livadhet e mullirit të Arapit’’, ka shtrirje në pjesën lindore të qytetit të Gjilanit ku është miratuar nga Kuvendi Komunal i Gjilanit në seancën e datës 17 korrik 2013.

Hasani thotë se planit rregullues të Livadheve të Arapit i janë gëzuar të gjithë banorët pasiqë kjo hapësirë është tharë dhe këtyre ngastrave e parcelave jo vetëm që nuk helmohen nga gazrat toksike , por janë kthyer në toka pune dhe në ngastra për ndërtim dhe projektim dhe ju ka rritur e shtuar vlera shumëfishë.

Hasani tha se nga Moçalishtja e Livadheve të mullirit të Arapit tani në këtë hapësirë është paraparë edhe një park mbi shtat hektar ku do të jetë një shëtitore e madhe e Gjilanit.“Ka filluar me të madhe të ngritët shtat një Lagje e Urbanizuar që do të ndërtohet dhe tani ka ndryshuar dhe marrë një pamje që zbukuron Lagjen përskaj fqinje Zabel dhe qytetin ton” tha Hasani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.