FIDANISHTJA

Listën serbe s’e shohin pengesë!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lista Serbe ndonëse e krijuar me direktivat e Beogradit zyrtar, nuk mund të ketë rol vendimmarrës në krijimin e institucioneve shtetërore para fillimit të vitit 2015. Kjo Listë që pritet të jetë pjesë e qeverisjes PDK-LDK në katër vitet e ardhshme, nuk mund të shndërrohet as në pengues të rëndësishëm në këtë proces. Të paktën, këto janë vlerësimet e analistëve politikë në vend, ndonëse ata e pranojnë se Lista Serbe do të provojë të përfitojë sa më shumë nga situata dhe rrethanat e krijuara.

Analisti Imer Mushkolaj, për Tribunën ka thënë se kjo listë do të provojë t’i pengojë proceset që nuk janë në favor të politikës serbe. “Pavarësisht që nuk kanë qenë pjesë e grupeve punuese, besoj që Lista Serbe do të marrë poste me automatizëm. Lista do të sillet në institucione sipas disponimit që autoritetet e Serbisë do të tregojnë karshi Kosovës”, ka thënë Mushkolaj.

FIDANISHTJA

Më tej ai ka porositur shumicën shqiptare që të ketë kujdes që të mos arrijë në situatë që të mbetet peng i votave të kësaj liste. Në anën tjetër Artan Muhaxhiri në një prononcim dhënë gazetës, ka thënë se kërkesat e Listës Serbe dhe mundësia që kjo e fundit të paraqesë problem në realizimin e marrëveshjes mes PDK-së dhe LDK-së janë vetëm një blof politik…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.