UBT

Listat për deputetë i “ndezin” partitë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kjo javë dhe ajo e ardhshmja pritet të jenë shumë të zëna me transferime nëpër subjektet politike. Këto veprime thuajse kanë nisur qysh në ditën e parë të shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, ndërsa do të intensifikohen ditët në vazhdim.

Në një farë forme kjo situatë u është imponuar subjekteve politike, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të enjten, me një vendim iu ka dhënë vetëm 7 ditë afat që të përgatiten listat e kandidatëve dhe të dorëzohen aplikimet për certifikim për zgjedhjet e 8 qershorit.

“Aplikimi i subjekteve politike për certifikim do të fillojë më 8 maj dhe do të përfundojë më 16 maj, ndërsa publikimi i listave të kandidatëve të certifikuar dhe me çfarëdo ndryshimi do të përfundojë më 24 maj”, thuhet në vendimin e KQZ-së.

ARKATANA

Afati i shkurtër kohor parashihet se do t’i rrisë tensionet brenda partive, pasi shumë nga to kanë telashe brenda tyre, sidomos me përcaktimin e numrave për kandidatë, por edhe me ndryshimin e listave, krahasuar me zgjedhjet e kaluara të vitit 2010.

Dy partitë më të mëdha PDK dhe LDK, kanë paralajmëruar se do të ketë befasi në listat e tyre prej 120 kandidatëve. Madje partia që ka qeverisur vendin për shtatë vjet – PDK, insiston se kandidatët e tyre që do të kërkojnë votën për deputetë, do të jenë të pastër nga përndjekjet për korrupsion. Këtë çështje ka kohë që kanë filluar ta përmendin zyrtarë të kësaj partie. /Tribuna/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.