Eko Higjiena

Lista zgjedhore LDK-AAK-Nisma: 1 Isa, 3 Ramushi, 5 Fatmiri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kështu në dhjetëshen e parë do të ishin 6 kandidatë të LDK-së, 3 të AAK-së dhe 1 i Nismës. Kështu listës do t’i printe Isa Mustafa, që do të pasohej nga kandidatja e LDK-së Vjosa Osmani ndërkaq i 3-ti do të ishte Ramush Haradinaj e i 5-ti Fatmir Limaj. Në këtë dhjetëshe do të përfshihen edhe 5 kandidatë të tjerë të LDK-së, 2 të AAK-së dhe një 1 i Nismës.

Burime të gazetës Bota press nga të tria partitë politike bëjnë të ditur se grupet punuese të këtyre partive politike tashmë janë duke u përgatitur që të hartojnë skemën e listës së kandidatëve të përbashkët të tri partive politike për zgjedhjet eventuale të jashtëzakonshme, nëse vendi do të përballej me një sfidë të tillë.

“Planin B” e ka përmendur edhe vetë lideri i LDK-së Isa Mustafa disa ditë pas arritjes së marrëveshjes, kur është pyetur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Burime të gazetës bëjnë të ditur se tashëm është arritur pajtimi që proporcioni i fuqisë politike të secilës parti të reflektohet edhe në listën e përbashkët të kandidatëve për deputetë.

ARKATANA

Kështu në dhjetëshen e parë do të ishin 6 kandidatë të LDK-së, 3 të AAK-së dhe 1 i Nismës. Kështu listës do t’i printe Isa Mustafa, që do të pasohej nga kandidatja e LDK-së Vjosa Osmani ndërkaq i 3-ti do të ishte Ramush Haradinaj e i 5-ti Fatmir Limaj. Në këtë dhjetëshe do të përfshihen edhe 5 kandidatë të tjerë të LDK-së, 2 të AAK-së dhe një 1 i Nismës.

Partitë do të regjistroheshin në KQZ si koalicion i përbashkët parazgjedhor dhe do të deponin në KQZ listën e përbashkët prej 120 vetave. Grupet punuese ende nuk kanë shtruar në tavolinë mënyrën e fushatës zgjedhore. Por mbizotëron mendimi se për shkak të homogjenitetit të anëtarësisë, partitë do të zhvillonin fushatë të pavarur elektorale dhe vetëm në tubimin përmbyllës mund të prezantoheshin së bashku të gjithë 120 kandidatët e Koalicionit të përbashkët të tri partive politike LDK AAK Nisma.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.