UBT

Lista Top 5/ Platformat më të mëdha online zbulojnë 5 profesorët shqiptarë me më shumë kontribute në shkencë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Është zbuluar klasifikimi i bërë nga databazat e njohura ndërkombëtare, Google Scholar, Scopus dhe Web of Science për profesorët shqiptar me më shumë kontribute në shkencë. Renditja është bërë bazuar në kontributet shkencore të rektorëve të universiteteve/kolegjeve në Shqipëri dhe Kosovë, punëve të tyre kërkimore, publikimeve të artikujve shkencor në mediume të ndryshme, arritjet profesionale por edhe integritetin e tyre akademik dhe të institucioneve që ata drejtojnë.

Tre databazat e njohura kanë analizuar të dhënat mbi punët shkencore dhe publikimet të rektorëve të 50 institucioneve të arsimit të lartë në të dyja vendet.

Uji Dea

Profesoret
Raporti zbulon se Prof.Dr. Edmond Hajrizi, rektori i Universitetit të Biznesit dhe Teknologjisë (UBT), dallohet për numrin më të lartë të publikimeve në të tre databazat, duke treguar kështu një angazhim të vazhdueshëm dhe ndikim të rëndësishëm në fushën e tij të ekspertizës shkencore. Lista e 5 profesorëve me më shumë kontribute vazhdon me Prof.Dr. Qerim Qerimi – Universiteti i Prishtinës, Prof.Dr.Fatbardh Sallaku – Universiteti Bujqësor i Tiranës, Prof. Dr. Armand Krasniqi – Universiteti i Pejës, Prof Dr. Arben Gjata – Universiteti i Mjeksisë Tiranë.

Duke ditur vlerat e secilit prej tyre, kjo databazë të dhënash thekson edhe një herë rëndësisnë e kërkimit shkencor në përgjithësi dhe vlerën e akademikëve që kanë, jo vetëm në rrethet shkencore por edhe në komunitet dhe shoqëri.