Fundamenti

Lista Serbe: Më mirë me Ramushin në Qeveri se në opozitë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lista Serbe, subjekti më i madh politik serb në Kosovë, e cila ka 9 deputetë në Kuvendin e Kosovës, nuk dëshiron të shkojë në opozitë edhe nëse mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk përfill kërkesat e kësaj Liste si kusht për të qenë pjesë e Qeverisë, shkruan sot, gazeta Zeri.

Gazeta “Blic” e Beogradit ka shkruar, ndërsa përcjellin mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës, për atë se çfarë mund të kërkojë Lista Serbe nga Haradinaj dhe çfarë do të thoshte shkuarja e saj në opozitë. Sipas kësaj gazete, do të jetë shumë më mirë që Lista Serbe të jetë pjesë e Qeverisë së Ramush Haradinajt, edhe nëse nuk plotësohen të gjitha kërkesat, sesa shkuarja e saj në opozitë.

FIDANISHTJA

“Pjesëmarrja e Listës Serbe në Qeverinë e re të Kosovës do të mundësonte që në mënyrë institucionale dhe që me më shumë sukses të luftojë për interesat e veta, edhe nëse ata, përfaqësuesit e kësaj liste, të etiketoheshin si ‘serbët e Haradinajt’. Mosmbështetja e të ashtuquajturit ‘Koalicion i luftës’ do t’i shtynte përfaqësuesit serbë në opozitë, e që do të bënte që të vazhdojë margjinalizimi i popullit serb”, vlerëson gazeta.

Megjithatë, sipas “Blic”, mbështetja e Listës Serbe dhënë koalicionit “të luftës”, kandidati i të cilit për kryeministër të Kosovës është Ramush Haradinaj, do të varet nga ajo se sa koalicioni do të jetë në gjendje ta krijojë shumicën në Kuvendin e Kosovës, e që aktualisht u mungon vetëm një deputet për ta fituar shumicën e thjeshtë prej 61 deputetëve./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.