KKVITI

Lista me 100 mjekët nën hetime

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ministri i Ambientit, Ferid Agani, është njëri nga të dyshuarit e Prokurorisë, në rastin “Stentat”. I dyshuar është edhe sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Gani Shabani.

Ndërkohë, në listën e Prokurorisë janë edhe emra të personave juridikë, udhëheqës të spitaleve private, të cilët besohet se janë përfshirë në dhënie të ryshfetit, me qëllim që në spitalet e tyre të referohen pacientë nga sektori publik për t’iu kryer procedurave të koronarografisë dhe stentimit.

Mobi Casa

Udhëheqësit e spitalit “Intermed”, Lulzim Brovina dhe Borche Petrovski, sipas dëshmive të Prokurorisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kanë dhënë ryshfet një numri të madh të të pandehurve, të cilët në cilësi të mjekëve rekomandonin dhe i dërgonin pacientët nga institucionet publike shëndetësore në spitalin privat “Intermed SHPK”. “Si shpërblim, u jepnin shpërblim dhuratë nga 500 euro për çdo pacient që e dërgonin për vendosjen e stentave, ndërsa për koronarografi të një pacienti nga 150 euro”, thuhet në dosjen e Prokurorisë që e posedon “Zëri”.