Eko Higjiena

Lista e organizatave dhe karteleve që sot Osmani i shpalli terroriste me dekret

/ 2 minuta lexim
HW

Përmes një dekreti, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka harmonizuar listën e vendit për organizatat e huaja terroriste me atë të Shteteve të Bashkuara.

Në mesin e organizatave që i janë shtuar listës janë kartele, por edhe Ansar Allah nga Jemeni, apo rebelët Huthi.

Pesidentja Osmani tha se Kosova qëndron pranë SHBA-së në luftën kundër krimit të organizuar transnacional dhe terrorizmit, karteleve të drogës e regjimeve kriminale “sepse udhëheqja amerikane e bën botën më të sigurt”.

“Historia tregon një të vërtetë të thjeshtë: kur Amerika udhëheq, ka më shumë paqe, më shumë siguri dhe më shumë liri globalisht. Kosova gjithmonë do të qëndrojë pranë SHBA-së për të avancuar këtë vizion dhe në përpjekje për të luftuar të gjithë ata që rrezikojnë sigurinë kombëtare të aleates sonë më të rëndësishme”, shkroi Osmani.

Në dekret përmenden dy urdhrat ekzekutiv të Trumpit të lëshuara në janar të këtij viti. Përmes këtyre urdhrave Trump vendosi në listën e organizatave të huaja terroriste një sërë kartelesh, por edhe grupe të tjera.

ARKATANA


Për cilat organizata dhe kartele bëhet fjalë?

Më 20 janar, ai lëshoi urdhrin ekzekutiv për të futur në listën e organizatave të huaja terroriste: Cártel del Golfo , Cártel de Jalisco Nueva Generación, Cártel de Sinaloa, Cártel del Noreste, Carteles Unidos, La Nueva Familia Michoacana, Mara Salvatrucha (MS-13) dhe Tren de Aragua.

Ndërkaq, përmes urdhrit të 22 janarit, SHBA-ja shpalli sërish organizatë terroriste Ansar Allah, apo rebelët Huthi në Jemen. Ky grup ka mbështetjen e Iranit.

Gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Trump e kishte shpallur rebelët Huthi si organizatë të huaj terroriste, por ai vendim ishte shfuqizuar nga administrata e Joe Bidenit për shkak të shqetësimeve se një gjë e tillë mund të pengonte dërgimin e ndihmave të domosdoshme në Jemen.

Edhe në të kaluarën, Kosova ka harmonizuar listat e organizatave terroriste me ato të shpallura nga SHBA-ja. Një hap të tillë ndërmori më 2020, kur shpalli Hezbollahun e Libanit organizatë terroriste./Radio Evropa e Lirë/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.