Lista e Anamoravës që jep garanci për punë dhe përfaqësim dinjitoz
Gjilan / Viti – Në një kohë kur qytetarët kërkojnë vepra e jo fjalë, Anamorava përmes LDK-së në Viti po paraqitet me një listë kandidatësh që përfaqëson profesionalizëm, integritet dhe kredibilitet të dëshmuar. Këta nuk janë emra të rastësishëm, por individë që kanë ndërtuar karrierë, autoritet dhe besim në fushat e tyre përkatëse, duke u shndërruar në garanci reale për punë dhe përfaqësim dinjitoz në Kuvend.
Lirie Aliu ka shkruar nw rrjetet sociale dhe ka dhwnw komplimente pwr listwn e LDK-sw nw Viti.
Lista që e njeh punën, përgjegjësinë dhe dinjitetin e Anamoravës
Këta nuk janë thjesht kandidatë për votë, këta janë garanci për punë, kredibilitet dhe përfaqësim të ndershëm. Janë njerëz që kanë dëshmuar veten në profesion, në shërbim publik, në biznes, në mërgatë dhe në sakrificë për liri.
Kjo është lista më e mirë e mundshme që Anamorava mund t’i ofrojë Kuvendit, një bashkim vlerash ku përvoja, dija dhe përgjegjësia ecin krah për krah.
Të votojmë njerëzit tanë do të thotë të mos i përsërisim gabimet e së kaluarës, por të zgjedhim përfaqësim dinjitoz, punë konkrete dhe zë të fuqishëm për Vitinë dhe Anamoravën. Të bashkuar, me mendje të kthjellët dhe besim te ata që kanë çfarë të japin, jo vetëm çfarë të premtojnë.
Në mesin e kandidatëve spikat Dr. Vjollca Kadolli, mjeke specialiste dhe drejtoreshë e dëshmuar e QKMF-së, e cila e njeh sistemin shëndetësor nga brenda dhe ka provuar se di të udhëheqë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe humanizëm.
Halil Musliu, magjistër i teknologjisë dhe ish-kryeshef i ekzekutivit, vjen me përvojë menaxheriale dhe vizion për një administratë efikase, moderne dhe të digjitalizuar.
Pjesë e kësaj liste është edhe Faruk Nura, nga Nura Group dhe ish-ushtar i UÇK-së, i cili mishëron lidhjen ndërmjet sakrificës për liri dhe suksesit në ekonomi, duke dëshmuar se shteti ndërtohet me punë, përkushtim dhe atdhedashuri.
Ndër figurat më të spikatura të kësaj liste është Dr.sc. Lirie Aliu, doktore e shkencave sociale dhe politike në fushën e mediave dhe komunikimit, një nga kuadrot më kredibile akademike në Anamoravë dhe më gjerë.
Me një formim të thelluar shkencor në mediat sociale, gazetari dhe komunikim publik, si dhe me master në gjuhë angleze, Dr. Aliu përfaqëson zërin e dijes, analizës kritike dhe mendimit profesional në arsim dhe në sferën publike.
Ajo njihet si eksperte e arsimit dhe e mediave, me kontribut të vazhdueshëm në edukimin e brezave të rinj, në hulumtime shkencore dhe në promovimin e komunikimit etik, kritik dhe të përgjegjshëm në epokën digjitale.
Autoriteti i saj akademik dhe integriteti profesional e bëjnë Dr. Lirie Aliun një figurë të besueshme, të dëgjuar dhe të respektuar, veçanërisht në çështjet që lidhen me arsimin, median, edukimin mediatik dhe sfidat e shoqërisë së informacionit.
Lirie Aliu, doktor i shkencave sociale dhe politike në fushën e gazetarisë, me master në gjuhë angleze, sjell zërin e dijes, arsimit dhe komunikimit të ndershëm me qytetarin.
Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe kandidatëve nga mërgata e komunës së Vitisë, të cilët përfaqësojnë përvojën ekonomike dhe organizative të diasporës. Ramadush Emini, emër i njohur në ndërmarrësi në Kosovë dhe jashtë saj, vjen me projekte konkrete zhvillimore dhe si urë lidhëse mes kapitalit, dijes dhe investimeve vendore.
Po ashtu, Xhavit Islami, aktivist i dalluar i LDK-së në diasporë, njihet për kontributin e vazhdueshëm politik dhe lidhjen e fortë me mërgatën shqiptare.
Njohës të zhvillimeve politike në rajon vlerësojnë se kjo listë përfaqëson një kombinim serioz të profesionistëve, intelektualëve, afaristëve dhe veprimtarëve, të cilët kanë dëshmuar se dinë të marrin përgjegjësi dhe të punojnë për interesin publik.
Mesazhi është i qartë: Anamorava kërkon përfaqësim të ndershëm, punë konkrete dhe zë të fuqishëm në Kuvend. Qytetarët ftohen të votojnë njerëzit e tyre, të shmangin gabimet e së kaluarës dhe të zgjedhin ata që ofrojnë vepra, jo premtime./rajonipress/


