Eko Higjiena

Lisi i madh i Luginës

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

Lis i madh një lis fatbardhë, në Luginë na mbiu –
Ai e ka emrin famëmadh, është Jonuz Musliu !
Lisi i madh rrënjët i kishte atje prej Konçuli –
Nuk pat forcë aq të fuqishme që mund t’ia shkuli !

Refreni :
Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes ,
Lum nëna që t’ rriti Lis të madh t’ Luginës !
Si Lis nga Lugina , n’ Kosovën lindore –
Tirana e Prishtina do të kujtojnë prore !

Lis i madh Jonuz Musliu , o rrezja e shpresës –
Pa dyshim , për ne do t’ mbetesh simbol i qëndresës !
Dhe simboli i bashkimit në Luginën e Preshevës ,
Luftëtari i shpëtimit për shqipet e trevës !

Refreni :
Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes …etj.

Në Janar , o Lis na erdhe , porsi lulja e pranverës –
Kudo brenda nesh u bëre simbol lufte i qëndresës !
Furtuna kurrë nuk të mundi , Lisi i madh i Luginës ,
Por , as vdekja nuk të trembi , që erdhi të mori tinëz !

Refreni :
Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes …etj.

Lisi i madh Jonuz Musliu , biri i nënës shqiptare –
Ishte aktivist i hershëm i çështjes sonë kombëtare !
Më datë 18 Janar t’ vitit 2018 –
Në Edrene të Turqisë , Jonuzi i sëmurë ndërroi jetë !

Refreni :
Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes …etj.

Jonuzi do të kujtohet gjatë si luftëtar vullnetarë –
I angazhimit të paepur për bashkimin kombëtarë ,
Të Luginës së Preshevës me trevat e sajë kreshnike ,
Me Kosovën heroike dhe me Shqipërinë etnike !

Refreni :
Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes …etj.

I aftë si Jonuz Musliu , vështirë mund t’i gjendej shoqi –
Dikur ishte Kryetar i Komunës së Bujanocit !
Pastaj ishte Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptarë –
Që kërkonte n’ vazhdimësi bashkim me Kosovën mbarë !

Refreni :
Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes …etj.

Aktivist Jonuz Musliu , i burgosur politik –
Vetëm pse kërkonte t’ drejta për shqiptarët tanë etnik !
Pastaj si burrat e besës , që ulën n’ odë për rreth sofrës –
Jonuzi , n’ fillim rreshtohet n’ Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës !

Refreni :
Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes …etj.

UBT

Pas kësaj lufte çlirimtare , që bëri jehonë Evropës –
Jonuzi , ishte pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës !
Ishte trim dhe luftëtar , që askund nuk kishte shoq –
Ndër themelues t’ parë të UÇPM- së dhe në Bujanoc !…

Refreni :
Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes …etj.

Jonuzi, ishte trim kreshnik edhe luftëtar me besë –
Drejtoi Këshillin Politik të UÇPMB-së !
Një formacion ushtarak i kryengritësve shqiptarë –
Që luftonin për liri , anë e mbanë n’ këtë rajon mbarë !

Refreni :
Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes …etj.

Pas përfundimit të konfliktit nëpër këtë rajon mbarë –
Në Pranverë t’ 2001-shit , bënë ndërhyrje ndërkombëtarë !
Jonuzi , themeloi Lëvizjen e Progresit Demokratik
Dhe n’ Luginën e Preshevës , u përfshi n’ jetën politike !

Refreni :
Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes …etj.

Edhe në zgjedhjet e dyta , aktiviteti nuk u ndal –
Jonuzi , prapë emërtohet kryetar i Kuvendit Komunal !
Pozitë kjo , që e ka mbajtur rresht nëpër disa mandate –
Jonuz Musliu , me punë ishte krenaria e kësaj popullate !

Refreni :
Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes …etj.

N’ vitin 2014 , që ishte një vit i mbarë –
Jonuzi , zgjidhet Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptarë !
Jonuz Musliu , ishte një nga përfaqësuesit e vetëm shqiptarë –
Që kishte në vazhdimësi mbështetjen e spektrit politik shqiptarë !

Refreni :
Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes …etj.

Jonuz Musliu, kishte mbështetje politike e institucionale –
Nga të gjitha fshatrat e rrafshit , po edhe ato në male !
Kishte mbështetje institucionale të Kosovës dhe Shqipërisë,
Nga gjithë krahinat shqiptare , t’ Malit t’ Zi , t’ Maqedonisë !…

Refreni :
Lum nëna që t’ lindi si rrezet e lindjes …etj.

Gjilan, më 05.01.2020.

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.