Fundamenti

LISBA e Gjilanit viziton Bashkësinë Islame

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Sot dega e Lëvizjes Islame Bashkohu (LISBA) dega në Gjilan ishte për vizitë në Kryesine e Bashkësinë Islame në Gjilan. Kjo ishte vizita e parë që kjo Lëvizje i benë ndonjë institucioni publik. Për shkak të respektit u zgjedh që e para të jetë Bashkësia Islame e Gjilanit.

Kryesinë e LISBA-së e priti kryetari i Bashkësisë Islame Sylejman Osmani.

Natyra dhe karakteri i kësaj vizitë ishte informimi i BI rreth krijimit dhe aktiviteteve te kësaj lëvizje që nga themelimi i saj e deri më sot.

Një elaborim të hollësishëm të arsyes, qëllimeve të krijimit, programit të LISBA-së si dhe peripecitë që ka hasur kjo lëvizje që nga krijimi i saj e gjerë te gjetja e lokacionit dhe funksionalizimi i tij e beri kryetari i kësaj lëvizje për Gjilan zoti Xhelal Bislimi.

UBT

Vizita u përshkua nga një mënyrë e komunikimit të hapur dhe të sinqertë nga të dyja palët.

Nga ana e tij, Sylejman Osmani duke falënderuar Kryesinë e Lëvizjes për këtë vizitë të parë të saj u ndie i privilegjuar që institucioni që ai drejton ishte pikënisje e parë e kësaj Lëvizje edhe për vizita të tjera të radhës.

Në vazhdim ai shprehu interesimin e tij rreth kësaj lëvizjeje duke u interesuar për strukturën udhëheqëse të saj si dhe anëtarësinë e gjerë dhe duke i dëshiruar suksese kësaj lëvizjeje në misionet që ata i kanë parashtruar vetvetes e që është ngritja e vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e pjesëmarrjes së saj aktive në jetën publike si dhe mospajtimi i tij me dukuritë abuzive në shoqëri si: korrupsioni, krimi i organizuar etj thuhet në njoftimin e LISBA-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.