Mobi Casa

Lirohet shqiptari nga Zvicra, i dyshuar për ndihmë në sulmin e Vjenës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjykata kompetente e ka liruar atë nga paraburgimi dhe ka vendosur masa alternative ndaj tij

Më i riu nga dy shtetasit zviceranë, të arrestuar pas sulmit në Vjenë, në nëntor të vitit 2020, është përsëri i lirë. Bëhet fjalë për një të ri 18 vjeçar me prejardhje shqiptare.

Gjykata kompetente e ka liruar atë nga paraburgimi dhe ka vendosur masa alternative ndaj tij.

Mbajtja në paraburgim e të rit nuk është më adekuate me veprën, ka deklaruar Prokuroria Federale e Zvicrës (BA) për Agjencinë e Lajmeve Keystone-SDA.

Si shembuj të masave alternative, BA përmend, ndalesën për të shkruar, detyrimin për paraqitje dhe raportim të rregullt në polici dhe ndalimin e kontakteve, transmeton albinfo.ch. Edhe me këto masa, mund të parandalohet rreziku i arratisjes, sipas BA-së.

FIDANISHTJA

BA ka marrë përsipër procedurat përkatëse nga prokurori i të rinjve në Winterthur dhe prokurori publik i Cyrihut.

Katër njerëz ishin vrarë në sulmin terrorist në Vjenë në mbrëmjen e 2 nëntorit ndërsa sulmuesi, Kujtim Fejzullai , me prejardhje nga Tetova, ishte qëlluar për vdekje nga policia. Dy shtetasit zviceranë, të arrestuar, ishin të njohur për të, përcjell albinfo.ch.

Hetimet nga BA kanë fokusohen në marrëdhëniet në të cilat këta dy perspona ishin me njëri-tjetrin dhe çfarë lidhje ka pasur atentati me Zvicrën.

https://www.albinfo.ch/lirohet-nga-burgu-njeri-nga-dy-te-dyshuarit-zvicerane-per-atentatin-e-vjenes/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.