Eko Higjiena

Lirohet Shpresa Bakija, Gjykata nuk gjeti prova kundër saj

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, në mungesë të provave ka liruar nga akuza të pandehurën Shpresa Bakija, ndërsa për të pandehurin Arben Arifi është shpall Aktgjykim refuzues, pasi që është arritur koha e parashkrimit të veprës penale.

E akuzuara Shpresa Bakija në cilësinë e personit zyrtar – kryeprokurore e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, dyshohet se në qershorin e vitit 2012 i ka vënë në dispozicion personit tjetër informatën që përbënë fshehtësi zyrtare, me qëllim të përfitim personal ose me qëllim të publikimit apo shfrytëzimit të informacionit jashtë Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që tabulatet e mesazheve të siguruara në lëndën PPN.5/2012 përmes masave të fshehta i’a ka dhënë G. B. e të cilat më pas i njëjti i përcjell personit të paautorizuar në rastin konkret të pandehurit A. A.

Por trupi gjykues nuk ka gjetur prova ndaj të pandehurës Shpresa Bakija dhe për këtë e ka liruar nga veprat penale: zbulimi i fshehtësisë zyrtare, shpërdorimi i pozitës ose autorizimit dhe cenimi i fshehtësisë së korrespodencës dhe bazave të dhënave kompjuterike.

Uji Dea

Gjithashtu trupi gjykues ka shpall Aktgjykim refuzues për të pandehurin Arben Arifi, pasi që është arritur koha e parashkrimit të veprës penale cenimi i fshehtësisë së korrespodencës dhe bazave të dhënave kompjuterike.

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.

Avokati mbrojtës Shemsedin Pira tha se ky gjykim është ditur që do të përfundojë në këtë mënyrë sepse klientja ime vazhdimisht e ka mohuar veprën./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.