United Hospital

Lirohet Sedat Fejza

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Sedat Fejza nga Mogilla e Vitisë ish pjesëtar i tri luftërave është liruar nga Burgu i Dubravës pasiqë ka kryer pjesën më të madhe të burgut prej 6 vitesh. Me Sedat Fejzën ka eksperimentuar drejtësia meqë ai disa kishte deklaruar se nuk autor i plagosjes së dy priftërinjve në Kllokot. Madje Sedat Fejzës edhe burgu i Dubravës ia kishte vazhduar kohën e mbajtjes në burg deri më 23 janar 2016. Pasi Fejza reagoj publikisht në rajonipress për këtë skandal ai është liruar.

Sedat Fejza përfundimisht është liruar nga burgu i Dubravës këtë të premte. “Jam i lirë falë medieve që unë bëra publike një skandal që kishte të bënte me vazhdimin e burgut deri më 23 janar 2016. Ky ishte një eksperiment i radhës ndaj meje, por kur fola publikisht atëherë më liruan” shprehet Fejza.

Ndryshe Fejza është dashur ta kryejë burgun më 12 tetor 2015, por sipas tij ndërkohë i është sjellë një vendim se atij i është shtyrë data e burgut deri më 23 janar 2016 me arsyetimin se ka folur për media dhe ka dhënë informata konfidenciale.

UBT

Ndryshe Sedat Fejza nga Mogilla e Vitisë gjithmonë ka deklaruar se nuk është autor i plagosjes së dy priftërinjëve në Kllokot.

“Nuk kam qenë i implikuar në plagosjen e dy priftërinjve në Kllokot dhe s`kam fare të bëjë me ato vepra penale për të cilat jam dënuar në mungesë” pati thënë Fejza para trupit gjykues.

Trupi gjykues nuk e patë marrë parasysh as deklaratën e Novica Përzhiqit (1961) nga fshati Mogillë e Vitisë i cili patë deklaruar . “Nën përgjegjësi të plotë materiale dhe penale deklarojë se në verën e vitit 2000 , në muajin korrik, ditën kur është shtënë në dy priftërinjtë e Kllokotit i dënuari Sedat Fejza nga Mogilla e Vitisë i dënuar për këtë rast, në kohën kur është shtënë në priftërinjtë ishte në shtëpinë e tij dhe është e pamundur që në këtë interval kohor të ketë qenë edhe në fshatin Kllokot, kur është gjuajtur në drejtim të priftërinjve. Për krejt këtë që kam parë unë i kam rrëfyer dhe treguar edhe lartmadhërisë-priftit dhe jam i gatshëm që të njëjtën dëshmi ta vërtetojë ku është e nevojshme, sepse konsiderojë që është obligim i imi qytetar që të dëshmojë për atë që kam parë me sytë e mi “pati deklaruar Përzhiq./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.