RCCOLA

Lirohet për vikend nga burgu, e keqpërdor lirinë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Më 13 maj është arrestuar një shqiptarë nga fshati Petroc i Gjilanit. Sipas policisë ai më 7 maj 2013 rreth orës 17:45 ishte liruar për vikend nga burgu i Smrekovnicës në Vushtrri dhe i njëjti nuk është kthyer në kohën e paraparë.

Hidromorava

Pasi kanë marrë njoftimin nga policia e Vushtrrisë personi i kërkuar më 13 maj arrestohet nga stacioni policor në Kamenicë i cili kishte marrë informatë se i lartcekuri gjendet në shtëpinë e tij dhe pas kësaj informate, stacioni i Kamenicës ka intervenuar me dy njësi policore dhe në shtëpinë e tij në fshatin Petroc ka arrestuar të lartcekurin i cili është sjell në stacionin policor në Kamenicë e më pastaj është përcjell për vuajtje të dënimit në burgun e Smërkovnicës njoftoj policia e Gjilanit. /rajonipress/