Lirohet nga paraburgimi kirurgu Luan Mustafa

Gjilan – Luan Mustafa kirurg në spitalin e Gjilanit i dyshuar për marrje ryshfeti është liruar nga paraburgimi nga ana e gjykatësit Afrim Shala me arsyetimin se ndaj tij kanë pushuar arsyet tha për rajonipress avokati mbrojtës Abdylaziz Sadiku.
I arrestuar nga Njësia kundër Krimeve Ekonomike për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, Luan Mustafa kirurg në spitalin e Gjilanit është liruar nga masa e paraburgimit.
“Luan Mustafa kirurg në spitalin e Gjilanit i dyshuar për marrje ryshfeti është liruar nga paraburgimi nga ana e gjykatësit Afrim Shala me arsyetimin se ndaj tij kanë pushuar arsyet” tha për rajonipress avokati mbrojtës Abdylaziz Sadiku.
Sadiku tha se klienti i tij e ka mohuar veprën në hetuesi dhe prokurori por lënda dhe procesi ndaj tij do të vazhdojnë.
Ndryshe, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Gjilan, gjatë një pune operative – hetimore kishte arritur që të arrestojë mjekun Luan Mustafa , kirurg nё spitalin rajonal të Gjilanit, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “marrje e ryshfetit”.
I dyshuari i kishte kërkuar dhe njëkohësisht i ka pranuar të holla (kesh) në vlerë prej 500 €, nё zyrën e tij (qendrën spitalore në Gjilan) nga një qytetar, me qëllim që ta operojë nënën e tij, e cila lëngonte nga një sëmundje në mëlçi. /rajonipress/