RCCOLA

Lirohet nga aktakuza dhe shpallet i pafajshëm Afrim Matoshi, procesi ndaj tij zgjati katër vite

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për krime të rënda të kryesuar nga Mustafë Tahiri ka liruar nga aktakuza dhe ka shpallur të pafajshëm zyrtarin doganor, Afrim Matoshi i cili dyshohej se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Avokati mbrojtës Shemsedin Piraj thotë se aktakuza është hedhur poshtë sepse askund nuk është vërtetuar se i njëjti ka qenë i përfshirë në veprën me të cilën ngarkohej.

Zyrtarit doganor Afrim Matoshit i është dashur të përballet katër vite të plota për të ardhur deri tek verdikti final i cili e liron nga aktakuza dhe shpallet i pafajshëm më 12 gusht 2021 nga paneli i Gjykatës Themelore në Ferizaj, që kryesohej nga Mustafë Tahiri.

Uji Dea

Afrim Matoshi akuzohej se ka keqpërdorur pozitën zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm duke lëshuar një maunë, duke mos u përputhur faturat me vlerën e mallit, derisa dyshohej për një vlerë prej 240 mijë eurove.

Avokati mbrojtës Shemsedin Piraj tha për rajonipress se Afrim Matoshit i është ngritur aktakuza në vitin 2017 që do të thotë i është dashur katër vite të bredhë poshtë e lartë për të ardhur deri tek akti final. “Aktakuza ka ra poshtë sepse janë kryer dy ekspertiza financiare të cilat kanë konstatuar se doganieri nuk e ka keqpërdorur detyrën dhe se i njëjti nuk e ka kryer veprën penale me të cilën edhe ngarkohej. Është dashur të ndërrohen tri panele gjyqësore dhe ky rast tregon se pa sigurimin e provave nuk është mirë të ngritën aktakuza dhe të merren në qafë njerëzit ose tu dëmtohet autoriteti dhe integriteti duke e degraduar personin e pafajshëm” tha Piraj./rajonipress/