FITORJA

Lirohen nga paraburgimi Ardian Xhaferi dhe Burim Osmani

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kolegji i Gjykatës së Qarkut në Gjilan i kryesuar nga Rasim Rasimi dhe Zijadin Spahiu ka liruar të premten nga paraburgimi të akuzuarit Ardian Xhaferi dhe Burim Osmani. Avokati Shemsedin Piraj tha se lirimi është mundësuar pasi janë shtjelluar të gjitha provat dhe janë dëgjuar dëshmitarët.

Edhe të premten ka vazhduar procesi gjyqësor kundër dy grupeve rivale muzikore në Gjilan të njohura si “Double G” dhe “E7”. Në ndërkohë derisa janë dëgjuar fjalët përfundimtare nga ana e avokatëve mbrojtës dhe të akuzuarve kolegji i gjykatës së Qarkut i kryesuar nga Rasim Rasimi e Zijadin Spahiu i kanë ndërprerë paraburgimin dy të akuzuarve kryesor Ardian Xhaferi e Burim Osmani.

Avokati mbrojtës Shemsedin Piraj tha për rajonipress se paraburgimi është ndërprerë pasi janë shtjelluar të gjitha provat, dhe janë dëgjuar fjalët përfundimtare . Piraj tha se në seancën e së premtes ka kërkuar që Burim Osmani të lirohet nga dy akuzuat për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”, ”blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”, kurse të dënohet për veprën penale ”mbajtja në pronësi, në kontroll, në posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.

Ngjashëm kanë kërkuar edhe për Ardian Xhaferin derisa aktgjykimi për këtë rast pritet të shpallet këtë të hënë. Avokati mbrojtës Piraj tha se vet fakti që dy grupet muzikore dikur rivale janë pajtuar mes vete është një lehtësim edhe për trupin gjykues.

Ndryshe në seancën e së enjtes kanë dëshmuar para trupit gjykues dëshmitarët Lavdim Aliu, Gëzim Elmazi, Gëzim Sërmaxhaj, Orhan Azizovci, Valdrin Sylejmani, Albert Shabani.

Këta dëshmitarë kanë thënë se i kanë njohur grupet që janë të acaruara dhe kanë pasur probleme për pesë vite dhe kanë pranuar se ka pasur të shtëna, kurse sipas tyre tani janë pajtuar.

Mobi Casa

Ndryshe sipas aktakuzës Ardijan Xhaferi e Besnik Fejzullahu dyshohen se më 15 qershor 2012 në lagjen Dardania me paramendim dhe me dashje kanë tentuar që të privojnë nga jeta Burim Osmanin.

Sipas aktakuzës Ardijani ka qenë i pajisur me revole të panjohur i cili është vërsulur në drejtim të Burim Osmanit, duke shtënë disa herë në drejtim të tij, duke vënë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë prezent.

Ardijan Xhaferi me profesion këngëtar i grupit muzikor “E7” dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë” dhe “mbajtja në pronësi, në kontroll, në posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve”. Kurse Besnik Fejzullahu dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”

I pandehuri Burim Osmani me nofkën “Duda”, me profesion këngëtar i grupit muzikor “Double G”, pas konfliktit fizik që ka pasur me të pandehurin Ardijan Xhaferi e Besnik Fejzullahu ka tentuar që t`i privojë nga jeta të njëjtit.

Osmani me revolen e tij “M-57” ka shtënë disa herë në drejtim të Xhaferit e Fejzullahut, duke rrezikuar edhe jetën e personave të tjerë. Një nga predhat e Osmanit e ka goditur në gjoks shkarazi Besnik Fejzullahun.

Duda (Osmani) dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”,”mbajtja në pronësi, në kontroll, në posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve” dhe për veprën penale tjetër ”blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.