KKVITI

Lirohen në arrest shtëpiak 6 nga 43 të dyshuarit për terrorizëm

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjykata e Apelit, duke miratuar ankesat e avokatëve mbrojtës të të dyshuarve për terrorizëm, më 22 gusht ka aprovuar gjashtë 6 ankesa, prej 39 sosh që ishin bërë, duke ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit dhe duke ua zëvendësuar atë me arrest shtëpiak.

Nga paraburgimi janë liruar Berat Këpuska, Burim Konjuhi, Visar Kadriu, Besim Shabani, Agron Lika dhe Gazmend Haliti, të cilët kanë qenë pjesë e grupit prej 40 të arrestuarve nën dyshimet për terrorizëm javë më parë, njofton zëri.info. Këtyre gjashtë të dyshuarve masa e paraburgimit u është zëvendësuar me arrest shtëpiak.

Mobi Casa

Në po këtë seancë Gjykata e Apelit ka refuzuar ndryshimin e masës së paraburgimit për 33 të dyshuarit e tjerë, të cilët po ashtu përmes avokatëve mbrojtës kishin bërë ankesë kundër caktimit të paraburgimit. Ndërsa njëri nga të arrestuarit nuk ka bërë ankesë fare.