Fundamenti

Lirimi i xhihadistëve, zbeh aksionin policor?

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Lirimi i gjashtë të arrestuarve nga paraburgimi dhe kthimi në arrest shtëpiak, të cilët ishin arrestuar bashkë me 43 të dyshuarit për terrorizëm, vlerësohet si zbehje e aksionit të policisë së Kosovës më 11 gusht me dyshimin si përkrahës të organizatave ISIS e Al Nusra.

Fundamenti

Aksioni policor ishte përshëndetur nga institucione vendore e mekanizma ndërkombëtar të sigurisë dhe ishte konsideruar e rëndësishme mbajtja në paraburgim e atyre që dyshoheshin për terrorizëm./zeri/