Lirim Kastrati shënon në derbin e madh kroat
Dinamo Zagreb ka kaluar në epërsi në sfidën që është duke zhvilluar në këto momente ndaj rivalit të madh Hajduk Split, shkruan “Zeri.info”.
Kampionët e Kroacisë kanë arritur të shënojnë në fushën e Hajdukut vetëm 2 minuta pa përfunduar pjesa e parë,derisa autor i golit është futbollisti i Kosovës, Lirim Kastrati.
Kastrari iu bashkua Dinamos këtë afat kalimtar dhe menjëherë ka nisur të lë gjurmë në ekip. /Zeri.info


