Mobi Casa

Lirim Kastrati, një yll në ardhje për Kosovën A: Paraqitje e tij ndaj Turqisë ishte e jashtëzakonshme

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kush është 10-shi i Kosovës U-21? Kjo ishte pyetja e shumë tifozëve në stadiumin Fadil Vokrri.

I shpejtë, i fortë driblime dhe lider në fazën ofenzive. Quhet Lirim Kastrati dhe ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme mbrëmë ndaj Turqisë.

Talenti nga Hogoshti ishte futbollisti më i mirë te “Dardanët”, në fitoren e madhe 3-1, në sfidën e grupmoshës U-21 për kualifikimet në Kampionatin Evropian.

Me depërtimet e pandalshme dhe pasimet për shokët, Kastrati ishte “motori” i ekipit të Rafet Prekazit në sulm, duke kënaqur zemrat e mijëra tifozëve të pranishëm në tribuna, që shpesh u ngritën në këmbë me ovacione.

Pas përfundimit të ndeshjes, fansat në stadium, por edhe në rrjetet sociale, kishin fjalë të mëdha për Kastratin, i cili është ftuar disa herë edhe në ekipin A.

Mobi Casa

Luan tash e një vit e gjysmë në Lokomotivë të Zagrebit ku shpesh shënon.

Ai foli pas ndeshjes duke thënë se është i me fitoren dhe paraqitjen e ti.

“Jam shumë i lumtur, i falënderoj djemtë që dhanë gjithçka dhe tifozët. Pasi na zbardhi fytyrën Kosova A, na duhej edhe neve të fitonim”, ka thënë Kastrati.

Kjo fitore e bën lider Kosovën U-21 me 6 pikë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.