Lirim Kastrati luajti nga fillimi në fitoren e Dinamo Zagrebit, Arijan Ademi kontribuoi me asistim
Dinamo Zagrebi regjistroi fitore të madhe sonte në kuadër të Ligës së Evropës.
Skuadra e madhe kroate u përballë sonte me Feyenoordin në ndeshjen e vlefshme për grupin K, shkruan “Zeri.info”.
Ndeshja që u zhvillua në “De Kuip”, i takoi Dinamo Zagrebit me rezultat të pastër 0:2.
Lirim Kastrati dhe Arijan Ademi luajtën titullarë në këtë ndeshje.
Ademi madje kontribuoi me asistim te goli i dytë i Dinamo Zagrebit.
Me këtë fitore, Dinamo Zagrebi “blindon” pozitën e parë me 11 pikë, kurse Feyenoordi ndodhet në vendin e tretë me pesë pikë. /Zeri.info


