Lirim Jakupi: Nuk kam lidhje me rastin e Maqedonisë
Gjilan – Lirim Jakupi të hënën në fjalën përfundimtare para trupit gjykues tha se ai nuk ka lidhje me rastin e Shkupit dhe të Tetovës. Nuk jam fajtor dhe nuk kam lidhje me këto rast ka thënë Jakupi. Edhe avokati Ramë Gashi ka thënë se klienti i tij nuk është fajtor dhe se aktakuza është e paqëndrueshme. Kërkojë që klienti im të lirohet pasiqë mungojnë provat tha Gashi.
Në Gjykatën Themelore të Gjilanit para trupit gjykues që po e kryeson gjykatësi i EULEX-it Vitor Pardal janë dëgjuar fjalët përfundimtare të prokurorisë, avokatit mbrojtës dhe Lirim Jakupit.
Përfaqësuesi i Prokurorisë Speciale ka kërkuar që Lirim Jakupi të dënohet për veprat e ngritura në aktakuzë.
Por kështu nuk mendon avokati mbrojtës Ramë Gashi i cili ka qenë kategorik se klienti i tij nuk ka të bëjë asgjë me aktakuzën e ngritur.
Gashi tha për rajonipress se ka kërkuar aktgjykim lirues pasiqë vërtet provat kanë munguar kurse prokuroria nuk ka arritur që të sjellë prova bindëse.”S`ka asnjë element apo provë që e lidhë Lirim Jakupin me dy rastet në Tetovë e Shkup të Maqedonisë” tha Gashi i cili ka deponuar fjalën përfundimtare me shumë kundërshtime në këtë proces gjyqësor.
Kurse Lirim Jakupi edhe pse ka folur shumë shkurt ai ka qenë i qartë në dëshminë e tij. “Nuk jam fajtor dhe nuk kam lidhje me rastin e Tetovës e Shkupit. Madje për rastin e Shkupit as që kam qenë ditën kritike në Shkup. Jam i pafajshëm dhe nuk jam fajtor `për këto akuza që po më ngarkoni” tha Jakupi.
Ish-luftëtari i UÇK-së dhe UÇPMB-së, Lirim Jakupi po akuzohet nga ana e EULEX-it për vrasje të rëndë në tentativë për periudhën shtator, dhjetor 2004. Jakupi në seancën e fundit ka mohuar të gjitha pikat e akuzës.
Ndryshe për veprat e kryera në Maqedoni gjatë periudhës shtator-dhjetor 2014, Lirim Jakupi tani po akuzohet nga EULEX-i. Tashmë ndaj Jakupit edhe është ngritur aktakuza për kryerje të vrasjes së rëndë në tentativë, shkaktim të lëndimit të rëndë trupor dhe sulm kundër personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës, raporton rajonipress.
Rasti sipas EULEX-it ka të bëjë me pretendimet që i pandehuri, në shtator dhe në dhjetor 2004, ka sulmuar dhe ka hapur zjarr ndaj zyrtarëve policorë në Shkup dhe në Tetovë duke iu shkaktuar lëndime të rënda nga të shtënat.
EULEX pretendon se Lirim Jakupi iku nga vendi i krimit. Ai u arrestua në Kosovë në janar të vitit 2014 dhe prej atëherë ka qenë në paraburgim. Ky ishte një hetim i përbashkët i kryer nga hetuesit e EULEX-it të njësitit të krimit të organizuar së bashku me prokurorët dhe hetuesit nga Republika e Maqedonisë.
Lirim Jakupi ka pasur një dënim prej gjashtë vitesh të cilin e ka përfunduar kurse është dënuar në mungesë nga ana e Gjykatës Supreme të Serbisë. “Lirim Jakupi, ish komandant lokal i UÇPMB-së, i cili tani ndodhet në arrati, i është vërtetuar dënimi prej 15 vitesh për shkak të veprimtarisë së tij armiqësore që i përkiste grupit të Shefket Musliut” është thënë në vendimin e Gjykatës Supreme të Serbisë..
Arrestimi i Lirim Jakupit nga policia e EULEX-it është bërë menjëherë sapo ka përfunduar vuajtjen e dënimit 6 vjeçar. Edhe pse i ka mbajtur gjashtë vjet burgim, Lirim Jakupi i njohur si “Nacisti”, nuk është lejuar që të shijojë lirinë, ai është arrestuar në janar të vitit 2014.
Lirim Jakupi është arrestuar nga policia e EULEX-it nën dyshimin se është i përfshirë në disa vepra penale që janë kryer në Shkup e Tetovë të Maqedonisë në fund të vitit 2004.
Autoritetet e Maqedonisë gjatë kohë kishin të aktivizuar fletëarrestin për Jakupin, me akuzat për përfshirjen në grupin e Kondovës bashkë me Agim Krasniqin në vitin 2004, si dhe për përfshirjen në grupin e armatosur në Brodec në vitin 2007.
Jakupi për përfshirje në ngjarjet e Shkupit dhe Brodecit ishte arratisur nga burgu i Dubravës, mirëpo ai u arrestua sërish në vitin 2010 për të vazhduar vuajtjen e dënimit. /rajonipress/


