ARKATANA

Lirim Jakupi lirohet për rastin e Shkupit, dënohet me 6 vite burgim për rastin e Tetovës

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan e kryesuar nga gjykatësi i EULEX-it Viktor Pardal e ka liruar nga 8 pika të aktakuzës Lirim Jakupin derisa e ka dënuar me gjashtë vite burg vetëm për tentim vrasjen e rastit të plagosjes së policëve maqedonas në Tetovë në vitin 2004.

Gjykata Themelore e Gjilanit e ka dënuar me gjashtë vite burgim Lirim Jakupin derisa e ka liruar si të pafajshëm për 8 pika tjera të aktakuzës raporton rajonipress.

Gjykatësi i EULEX-it Viktor Pardal duke shpallur aktgjykimin tha se për 8 pikat e aktakuzës duke përfshirë këtu për rastin e Shkupit, për vrasje dhe posedim armësh nuk janë vërtetuar provat e aktakuzës. Për të gjitha këto pika Lirim Jakupi është i pafajshëm sepse nuk kishte dëshmi se ai ishte i përfshirë.

Por Pardal e ka shpallur fajtor për veprën penale “tentim vrasje” në Tetovë në vitin 2004. “Në rastin e Tetovës ku Lirim Jakupi akuzohet për tentim vrasje janë dëshmuar faktet se ai kishte shtënë gjashtë herë në drejtim të oficerëve policor të Maqedonisë dhe nga ky fakt ai merr një dënim prej gjashtë vitesh” tha Pardal.

Ndryshe ish-luftëtari i UÇK-së dhe UÇPMB-së, Lirim Jakupi akuzohej nga ana e EULEX-it për vrasje të rëndë në tentativë për periudhën shtator, dhjetor 2004.

Për veprat e kryera në Maqedoni gjatë periudhës shtator-dhjetor 2014, akuzohej për kryerje të vrasjes së rëndë në tentativë, shkaktim të lëndimit të rëndë trupor dhe sulm kundër personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës.

Rasti sipas EULEX-it kishte të bënte me pretendimet që i pandehuri, në shtator dhe në dhjetor 2004, ka sulmuar dhe ka hapur zjarr ndaj zyrtarëve policorë në Shkup dhe në Tetovë duke iu shkaktuar lëndime të rënda nga të shtënat.

Mobi Casa

EULEX pretendonte se Lirim Jakupi iku nga vendi i krimit. Ai u arrestua në Kosovë në janar të vitit 2014 dhe prej atëherë ka qenë në paraburgim. Ky ishte një hetim i përbashkët i kryer nga hetuesit e EULEX-it të njësitit të krimit të organizuar së bashku me prokurorët dhe hetuesit nga Republika e Maqedonisë.

Lirim Jakupi ka pasur një dënim prej gjashtë vitesh të cilin e ka përfunduar kurse është dënuar në mungesë nga ana e Gjykatës Supreme të Serbisë. “Lirim Jakupi, ish komandant lokal i UÇPMB-së, i cili tani ndodhet në arrati, i është vërtetuar dënimi prej 15 vitesh për shkak të veprimtarisë së tij armiqësore që i përkiste grupit të Shefket Musliut” është thënë në vendimin e Gjykatës Supreme të Serbisë..

Arrestimi i Lirim Jakupit nga policia e EULEX-it është bërë menjëherë sapo ka përfunduar vuajtjen e dënimit 6 vjeçar. Edhe pse i ka mbajtur gjashtë vjet burgim, Lirim Jakupi i njohur si “Nacisti”, nuk është lejuar që të shijojë lirinë, ai është arrestuar në janar të vitit 2014.

Lirim Jakupi është arrestuar nga policia e EULEX-it nën dyshimin se është i përfshirë në disa vepra penale që janë kryer në Shkup e Tetovë të Maqedonisë në fund të vitit 2004.

Autoritetet e Maqedonisë gjatë kohë kishin të aktivizuar fletëarrestin për Jakupin, me akuzat për përfshirjen në grupin e Kondovës bashkë me Agim Krasniqin në vitin 2004, si dhe për përfshirjen në grupin e armatosur në Brodec në vitin 2007.

Jakupi për përfshirje në ngjarjet e Shkupit dhe Brodecit ishte arratisur nga burgu i Dubravës, mirëpo ai u arrestua sërish në vitin 2010 për të vazhduar vuajtjen e dënimit. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.