Mobi Casa

Lirik Bajrami futbollist për të cilin do të flitet

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Qyteti i Gjilanit vazhdimisht ka pasur talent të futbollit, njëri ndër ta është edhe 18-të vjeqari, Lirik Bajrami. I dashuruar në lojën “magjepse”, të futbollit që nga mosha 8 vjeçare ai asnjëherë gjerë më tani nuk u nda nga fusha e blertë e futbollit.

Bajramit shumë ekspert e trajner te futbollit i parashikojnë një karrierë të ndritshme futbollistike, por Bajrami përpos që është një talent i madh i futbollit ai është edhe një nxënës shembullor i cili pritet tani të regjistrohet në Universitetin e Prishtinës.

Për 18-të vjeqarin, Bajramin, futbolli është një pasion i madh në jetën e këtij të riut, ai karrierën e filloi në KF Gjilani gjerë në moshën 13-të vjeçare për të vazhduar në FC Drita.

Bajrami kontribut të jashtëzakonshëm jep në rolin e sulmuesit qendror, i cili është i pamëshirshëm për portat kundërshtare i cili në të shumtën e rasteve është shpërblyer për golat më atraktiv në turnirë të ndryshme si në futbollin e madh njashtu dhe në atë të vogël.

“Si fëmijë loja e futbollit më ka pëlqyer për tu dashuruar, gjerë më tani futbolli është një pasion i cili më jep kurajo për jetën e përditshme është një relaks dhe ndihem jashtëzakonisht mirë kur jam me topin e futbollit”, thekson Lirik Bajrami.

Mobi Casa

Talenti i futbollit Bajrami, shumë shpejt të jetë pjesë e ndonjë skuadre nga kryeqendra e Kosovës, për këtë është në kontakt me disa skuadra të cilat kanë shpreh interesim, ndërsa është shumë befasuese se si skuadra e Dritës liron me kaq lehtësi talentët e saj.

“Tani do të jem shumë shpejt student, kemi disa kontakte me disa skuadra nga kryeqendra shumë shpejt do të mësohet emri i ri i skuadrës do të dëshmoj se kam kualitete të futbollistit”, ka bërë të ditur talenti Bajrami.

Siç ka theksuar futbollisti Bajrami, i cili është një fans i topgjinjëve të Arsenalit të Londrës dhe shpreson se një ditë së paku do të luaj si idoli i tij Jack Wilshere, ka shpresa të mëdha t`i bashkëngjitet futbollit të Gjermanis.

“Jemi në negociata me skuadrën e Gjermanisë, Lokomotiva Stendal, për një kohë të shkurt do të shohim se a do të më përgatitet dokumentacioni, në qoftëse po atëherë shumë shpejt do të jem pjesë e futbollit të Gjermanisë”, theksoi 18-të vjeqari, Bajrami.

Me talentin dhe inteligjencën që ka ky talent i futbollit shumë shpejt do të na bën krenar jo vetëm në futbollin e Kosovës por edhe më gjerë, ndërsa skuadrat Drita e Gjilani duhet pasur më tepër kujdes tek talentët e tyre e jo ti anashkalojnë në këtë mënyrë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.